×

1,151 rezultate për "nation"

Faqja 40 / 96
OA Optime SQ

Autizmi në qarkun e Elbasanit

Saimir Bakalli, Eralda Krasniqi
Studimi është kryer në qarkun e Elbasanit dhe përshkruan sëmundjen e autizmit i cili kohët e fundit po merr përmasa gjithnjë e më të gjëra. Rastet e shqyrtuara në këtë studim janë pjesë e punës së vazhdueshme diagnostikuese dhe trajtuese e autizmit. Risia që sjell ky studim janë shifrat e larta për …
OA Optime SQ

Projektimi i sistemit të ndihmës së shpejtë për një aksident automobilistik, bazuar në mikrokontrollerin pic 16f887

Genta Rexha, Robert Kodra
Në kuadër të këtij projekti është punuar për realizimin e një sistemi informimi të qendrës së ndihmës së shpejtë për një aksident rrugor. Nisur nga numri gjithmonë e më shumë në rritje i aksidenteve rrugore, lind nevoja për një sistem automatik, i cili bën të mundur monitorimin dhe informimin e aksi…
OA Optime SQ

Njohuritë e farmacistëve të rrjetit të hapur mbi praktikat dhe sjelljet në lidhje me farmakovigjilencën

Aurora Napuce, Vera Ostreni
Reaksionet e padëshiruara të barnave (ADR-të) janë një shkak madhor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë të lidhur me barnat. Farmakovigjilenca është shkenca që luan një rol thelbësor në reduktimin e ADR-ve, kështu që zhvillimi i kësaj shkence është element kritik për një praktikë klinike efektive dhe …
OA Univers SQ

Mirësjellja gjuhësore dhe format e shprehjes së saj në shqipen e në italishten

Ma. Alessia Bergamin
Ky studim, i ndërmarrë nga një studim doktorate me mëtime jo vetëm përshkruese, por edhe përqasëse e kontrastive të lëndës nga dy gjuhë në kontakt: të shqipes dhe italishtes, synon pikërisht të vërë në dukje se në çfarë mase e shkalle njohja dhe përdorimi i këtyre strukturave mund të jenë thelbësore…
OA Univers SQ

Etika profesionale e profesor doktor Hasan Tasinit, një aspekt i mendimit pedagogjik të tij

Prof. Dr. Musa Kraja
Profesor Hasan Tahsini e njohu thellë dhe e ushtroi gjatë gjithë jetës punën e mësuesit dhe të pedagogut. Ai e njohu thellë mendimin pedagogjik dhe psikologjik, madje ndër më të parët. Botoi “Psikologjia”, të parin tekst mësimor universitar në këtë fushë, si dhe veprën pedagogjike “Edukimi i të vegj…
OA Univers SQ

Bektashizmi në Egjipt gjatë dinastisë shqiptare (1805-1952)

Dorian Koçi
Egjipti, edhe pas pushtimit, osman mbeti një nga provincat më të pastabilizuara të perandorisë dhe për tre shekuj u bë një shesh beteje midis jeniçerëve dhe mamlukëve. Këta të fundit, edhe pse u mposhtën nga sulltan Selimi I, vazhduan të mbajnë pozita të forta në pashallëkun e Kajros. Duke e konside…
OA Univers SQ

Dervish Hima publicist dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare

Dr. sc. Fahredin Shabani
Ibrahim Naxhi Spahiu, i njohur me emrin Dervish Hima, me invencionin (dhuntinë) e logjikën e thellë prej një njohësi të mirë rrethanash politike në Ballkan dhe brenda Perandorisë Osmane mbeti njëri ndër kuadrot më të spikatur të mendimit politik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. I rritur dhe i eduku…