Articles Journals Publishers Subjects

96 results

Page 4 / 8
OA Kosova SQ

Vazhdimësia patriotike e organizatave ilegale 1945-1989

Sabile Keçmezi
Qëndresa e popullit shqiptar nuk është e njohur vetëm në dekadat e fundit të shekullit XX. Ajo ka filluar shumë më herët se Konferenca e Bujanit (31 dhjetor 1943 - 1 e 2 janar 1944), se Kuvendi i Prizrenit (1945), se kryengritja e Drenicës (1945) e se shumë e shumë ngjarje madhore të historisë sonë…

Qëndrimi i mësimdhënësve ndaj kurrikulës së re

Ismet Potera, Luljeta Shala
Me këtë hulumtim synuam vlerësimin e qëndrimit të mësimdhënësve lidhur me kurrikulën e re, sfidat e zbatimit, si dhe çështje të procesit para zbatimit, siç janë trajnimet për përgatitjen e tyre për zbatim. Hulumtimin e realizuam nëpërmjet qasjes sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore i grumbulluam …

Ndryshimi i paradigmës nga arsim dhe aftësim profesional në arsim dhe formim profesional

Bashkim Azemi, Agim Bujari, Remzi Bujari
Arsimi profesional shihet si një domosdoshmëri, për arsye se të rinjtë duhet të marrin informacione dhe të përballen me sfidat e së ardhmes në vitet që pasojnë, andaj ata planifikojnë arsimin profesional për sa i përket kohës, vendit dhe mundësive financiare. Arsimi profesional ka një ndikim të m…

Përvojat e para në organizimin e mësimit tërëditor në shkollat publike në Kosovë

Lirije Beqiri, Skender Mekolli
Mësimi tërëditor është një iniciativë e filluar në vitet e fundit në shkollat e Republikës së Kosovës dhe e pilotuar në dhjetë shkolla, në komunat Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Me qëllim që të mësojmë më shumë për përvojat e këtyre shkollave, është realizuar ky hulumtim, qëllimi i të cilit është të…

Rëndësia e dimensioneve metodologjike në mësimdhënie dhe të nxënë bazuar në kërkesat e kurrikulës së re

Ismet Potera
Trajtesa ‘Rëndësia e qasjeve metodologjike në mësimdhënie dhe të nxënë bazuar në kërkesat e Kurrikulës të re’ ka për qëllim analizën e qasjes së mësimdhënies bazuar në kërkesat metodologjike të Kurrikulës së re dhe bazuar në këtë të ofrojë një ndihmesë për mësuesit me anë të shembujve konkretë. Rënd…

Monitorimi i mësimdhënësve në mësim në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë

Bekim Morina
Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë praktikat e monitorimit të mësimdhënësve në mësim, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Përmes këtij punimi, kemi synuar të kuptojmë se sa shpesh monitorohen mësimdhënësit në mësim, kush e bën monitorimin, cili është ndikimi në përmirësimin e re…

Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë

Agim Bujari, Bekim Morina, Skender Mekolli
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se …

Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla

Bekim Morina, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen koordinatorët e cilësisë në realizimin e detyrave, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Nëpërmjet këtij hulumtimi kemi synuar të vlerësojmë gjendjen aktuale në shkollat që kanë koordin…

Edukimi parashkollor në Kosovë – arritjet dhe sfidat

Mevlude Gashi, Zehrie Plakolli, Bekim Morina, Sahare Reçica
Në edukimin parashkollor, vitet e fundit, janë bërë reforma të shumta, të cilat paraqitën nevojën të realizohet një hulumtim që pasqyron gjendjen aktuale. Hulumtimi kishte për qëllim të mbledhë të dhëna për arritjet e deritashme në edukimin parashkollor/parafillor, 0-6 vjeç, dhe…

Qëndrimet e mësimdhënësve për lidhjen e teorisë me praktikën në shkollat profesionale

Agim Bujari
Lidhja e teorisë me praktikën është shumë e rëndësishme për nxënien e njohurive dhe aftësimin për punë praktike të nxënësve, në veçanti të atyre që ndjekin shkollimin në shkolla profesionale. Kur bëhet lidhja e mirë e teorisë me praktikën, nxënësit përgatiten më mirë pë…

Vlerësimi i performancës së drejtorëve - një analizë e praktikës së vlerësimit në shkollat publike në Kosovë

Selim Mehmeti, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij studimi ishte të hulumtojë dhe të analizojë praktikën e vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave publike në Kosovë, të reflektuar nga raportet e vlerësimit të drejtorëve dhe nga perceptimet e drejtorëve të vlerësuar dhe vlerësuesve të tyre. Duke p…