Artikujt Revista Botuesit Lëndët

225 rezultate

Faqja 4 / 19

Analiza e strukturave usûl dhe makam të këngëve popullore turke të mbledhura në Kosovë ndërmjet viteve 1965 dhe 2020 me qasjen 'Bërthamë melodike'

Ümit Fışkın
Rajoni i Kosovës ka trashëguar një sasi të konsiderueshme të kulturës, artit dhe arkitekturës nga Perandoria Osmane, nën sovranitetin e së cilës qëndroi për shumë vite. Komunitetet që jetojnë në këtë rajon janë të ndikuara nga muzika makam pavarësisht dallimeve etnike. Në territoret në ndikimin e mu…
OA Optime SQ

Raportim rasti: ekstraksionet dentare për qëllime të trajtimit ortodontik

Donieta Shabanllari, Flavina Vata, Elma Elezi
Ekstraksioni i dhëmbëve për qëllime ortodontike është një temë shumë e diskutueshme nga pro-fesionistët. Lloji i malokluzionit dhe faktorët individual të pacientit luajnë një rol të rëndësishëm për vendimin për këtë procedurë. Ky studim paraqet një rast klinik të trajtimit ortodontik përmes ekstr…
OA Optime SQ

Kuptimi i së drejtës civile: parimet dhe zbatimi

Erjona Bezatlliu
E drejta civile, si një shtyllë themelore e sistemeve juridike në mbarë botën, mishëron një sërë parimesh dhe praktikash që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe rregullimin e ndërveprimeve shoqërore. Në thelbin e saj, e drejta civile thekson mbrojtjen e të drejtave individuale dhe zgjidhjen e an…
OA Optime SQ

Asistentët e inteligjencës artificiale në praktikën ligjore: rritja e produktivitetit duke ruajtur ekspertizën njerëzore

Iris Shehaj
Revolucioni industrial shënoi një ndryshim thelbësor në histori, pasi puna fizike u automatizua gjithnjë e më shumë, duke çuar në zëvendësimin e fuqisë së muskujve me makineri. Megjithatë, në epokën bashkëkohore, një revolucion i ri është duke u zhvilluar – revolucioni i fuqizuar nga IA – i cili po …
OA Optime SQ

Biodisponibiliteti dhe bioefikasiteti i vitaminës C dhe E në lëkurë

Aurora Braçe, Kleva Shpati, Aida Dama, Erda Qorri et al.
Përdorimi i lëndëve ushqyese funksionale për të lehtësuar ndryshimet në lëkurë, si ndjeshmëria ndaj dritës, plakja dhe thatësia, po rritet në tregun e barnave pa recetë. Lëndët ushqyese më të përdorura në këtë kontekst janë vitaminat, karotenoidet, polifenolet dhe mineralet. Për lëkurën, rruga klasi…
OA Optime SQ

Professionalism, responsibility and impartiality of a judge as a milestone for a fair process

Manjola Islamaj
Kur flasim për sistemin gjyqësor dhe drejtësinë në vetvete, përhere analiza na çon te pavarësia e gjykatave dhe panashmëria e gjyqtarit në gjykim. Në fakt, koncepti i të dhënurit drejtësi, përtej respektimit të procedurës së procesit gjyqësor, lidhet dhe me rolin kryersor që luan në gjithë procesin…

Detarët e Bokës së Kotorrit me origjinë shqiptare

Ylber Hysa
Tregtia dhe lundrimi mes Bokës së Kotorrit dhe limaneve shqiptare ka një traditë të gjatë mesjetës dhe në kohën e re. Drithi, kripa, druri, lëkurët dhe produktet e tij janë ndër artikujt më me interes që ka ofruar Shqipëria në mesjetë dhe që kanë shënuar tregtinë e Bokës me të. Përveç tregtisë, duhe…
OA Kosova SQ

Alternativat e diplomacisë së fuqive të mëdha për kufirin Shqiptaro-Malazez në Konferencën e Ambasadoreve në Londër.

Frashër Demaj
Qeveritë e Aleancës ballkanikë, në fund të dhjetorit 1912 dhe në fillim të janarit të vitit 1913 i paraqitën Konferencës pikëpamjet e tyre mbi ndryshimet territoriale që duhej të bëheshin në Gadishullin Ballkanik. Në këto pikëpamje u paraqiten edhe pretendime pushtuese ndaj tokave shqiptare kryesish…
OA Optime SQ

Efekti estetik i shembëlltyrave letrare në ligjërimin gojor

Hajri Mandri
Përdorimi i shembëlltyrave letrare, (parabola), në ligjërimin gojor nuk është vetëm një art, por është edhe një lloj magjie që transformon fjalët e thjeshta në një udhëtim plot kuptim dhe bukuri. Një histori të vogël që mbart një mesazh të thellë, të tillë që të bën të mendosh dhe të ndjehesh si një…
OA Optime SQ

Njohja e emocioneve: Rruga drejt mirëqenies individuale

Edvaldo Begotaraj, Elpiniqi Mërkuri, Uarda Kavaja, Ana Xheka
Proceset komplekse të përfshira në rregullimin psikologjik të emocioneve vazhdojnë të jenë subject interesimi dhe hulumtimi në psikologjinë bashkë kohore. Ky abstract ofron një pasqyrë të shkurtër të kuptimit actual të mekanizmave të menaxhimit emocional te individëve. Rregullimi emocional përfshin …