Articles Journals Publishers Subjects

60 results

Page 4 / 5
OA PHOENIX SQ

“Frymëzimi kristian në politikë”

Matish Shestani
Kështu titullohet libri i Monsinjor Giordano Frosini-t, i përkthyer nga Arben Kraja. I shërben Shqipërisë demokratike njohja e ideve të këtij libri, veçanërisht politikanëve të saj. Theksimi i parë në këtë libër: politika është shkencë dhe art. Për këtë, para politikanit shtrohet kërkesa të jetë teo…
OA PHOENIX SQ

Njeriu në botëkuptimin teologjiko - filozofik

Marjan Ukaj
Mendja jonë mat qiellin, gjykon lindjen e yjeve, përfshin tokën, shikon largësinë e hënës nga dielli dhe planetët e tjerë. Njeriut i mundësohet njohja e veçorive të pakufishme, me të cilat disponojnë bimët, shtazët ujore dhe tokësore. Atë e drejton, e udhëheq mendja e aftë që gjykon për shumë ngjarj…

Një vështrim krahasues mbi tipologjinë gjuhësore të dokumentit zyrtar në shqipëri në dy periudha historike

Anyla Saraçi
Arkivat janë vendet kryesore ku gjenden burime të shkruara historike- arkivore. Në Shqipëri arkivat, si institucion, kanë një histori prej më shumë se 70 vjetësh. Pas Luftës së Dytë Botërore nevoja e ngritjes dhe e fun-ksionimit të një strukture shtetërore solli në vëmendje domosdoshmërinë e grumbul…

Politika e jashtme e Qeverisë së përkohshme të Vlorës sipas dokumenteve arkivore

Gea Sulo
Moment i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, përbën pikën e kthesës mes të djeshmes dhe të ardhmes së kombit shqiptar. Akti i shpalljes së pavarësisë hidhte themelet e jetës së pavarur shtetërore, por ky akt do të pasohet në vazhdimësi me një sërë …

Njohja e Atë Gjergj Fishtës në arkivin e institutit të gjuhësisë dhe letërsisë pranë akademisë së studimeve Albanologjike, Tiranë

Rovena Mikeli
Atë Gjergj Fishta, personaliteti më i rëndësishëm jo vetëm i letërsisë në veçanti, por edhe i historisë kombëtare në përgjithësi, i njohur si “Homeri shqiptar”, është shkrimtari i letërsisë shqipe që lëvroi disa aspekte të rëndësishme të saj.Atë Gjergj Fishtën pa mëdyshje mund ta quajmë ‘arkeolog’ t…
OA Univers SQ

Institucionet e artit në kontekstin e trashëgimisë kulturore

Herida Duro
Qëllimi i këtij artikulli vjen si domosdoshmëri për të kuptuar më shumë, jo vetëm në pikëpamjen e zhvillimit historik të krijimit dhe veprimtarisë së institucioneve teatrore (skenike) shqiptare, por për të gjurmuar dhe nxjerrë në pah vlerën si pasuri, në kontekstin e trashëgimisë kulturore. Këto gji…

Kontributi i Joklit për etnogjenezën e shqiptarëve në një analizë kritike të veprës së Seliščevit

Anila Omari
Në fillim të shek. XX ndryshoi qasja ndaj autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre aktuale, e cila në shek. XIX nuk vihej në dyshim. Sidomos me studimet e romanistit e ballkanologut G. Weigand, midis gjuhëtarëve u përhap teza trake e prejardhjes së shqiptarëve, që nënkuptonte një imigrim nga troj…

Presioni serb për asimilimin e Shqiptarëve ortodoksë (shek. xix deri në vitin 1913)

Fehari Ramadani
Gjatë shek. XIX te popujt e Ballkanit lindën dhe u zhvilluan lëvizjet nacionaliste. Këto lëvizje u shoqëruan me përpjekjet për pushtimin e territoreve të banuara nga popullsia e huaj, e që në atë kohë ishin ende pjesë e Perandorisë Osmane. Synimet për pushtimin e territoreve shqiptare nga ana e shte…
OA Univers SQ

Roli i institucionit të vakëfit në zhvillimin e qytetit shqiptar gjatë periudhës osmane

Eduart Caka
Vakëfi është një institucion sa i dëgjuar, po aq edhe i panjohur për shoqërinë tonë. Të çudit fakti se, përveç opinionit të gjerë, edhe studiues seriozë gabohen duke e konsideruar vakëfin thjesht “si një institucion fetar”. “Në Perandorinë otomane, rrjedhimisht edhe në vendin tonë, grumbullimi i dyq…