Botimi i librit hyrje në gjuhësi nga prof. Anastas Dodi, një arritje e shënuar në fushën e studimeve gjuhësore
Kohët e fundit ka dalë nga shtypi libri Hyrje në gjuhësi i prof. Anastas Dodit, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë 2019 (303 faqe). Prof. Anastas Dodi është një emër i mirënjohur në gjuhësinë shqiptare. Ai e ka filluar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe kërkimore shkencore që me mbarimin e s…