Articles Journals Publishers Subjects

110 results

Page 4 / 10

Q. Murati, fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e Shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015

Valter Memisha
Q. Murati veçohet për prurje shkencore, që rrokin disa fusha të gjuhësisë dhe trupëzojnë një punë shkencore profesionale të kurorëzuar suksesshëm. Ai tashmë është identifikohet si një leksikograf shumë prodhimtar në një rrugëtim 35-vjeçar (të cilin e ka nisur si bashkautor me veprën Fjalor i fjalëve…

Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde

Anila Omari
Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhës…
OA Univers SQ

Mbi historinë e parrëfyer detare të shqiptarëve

Ardian Muhaj
Edhe pse jemi një nga popujt që kemi jetuar në brigjet e Mesdheut për mijëra vite, jemi ndoshta të vetmit mesdhetarë që pothuajse nuk i kemi lëvruar studimet e historisë detare. Duket në  fakt e pabesueshme se sa pak studime mbi detin janë ndërmarrë nga shkenca shqiptare në përgjithësi dhe nga …

Dukuri të hibridizimit leksikor dhe të interferimit kuptimor e morfosintaksor në të folmet Arvanitase dhe në zonën e “Helenofonisë Shqiptare”

Dhori Qirjazi
Kontaktet e shqipes me greqishten janë të hershme e shumëduarshe, por mungesa e burimeve të shkruara paramesjetare të saj e vështirëson gjurmimin diakronik të marrëdhënieve mes tyre. Sido që të jetë, gjurmët e leksikut të greqishtes së vjetër, e madje të dialektit dorik, në leksikun e shqipes, a më …

Perceptime dhe horizonte për frazeologjinë e gjuhës shqipe Jani Thomai, “Studime Gjuhësore II”, Tiranë, 2017

Artur Lamaj
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, gjatë viteve të fundit, ka mundësuar përgatitjen për botim të korpusit shkencor të akademikut Jani Thomai. Në hapësirat e tij janë përmbledhur artikuj e studime që shpërfaqin jo vetëm përvojën studimore, pjekurinë krijuese1 të një gjuhëtari të zëshëm, por edhe …

Hajri Shehu, “Studime për leksikun dhe për leksikografinë e sotme shqipe”, ASA, IGJL, Tiranë, 2015, 364 f.

Thanas Feka
Përmbledhja “Studime për leksikun dhe për leksikografinë e sotme shqipe” e prof. dr. Hajri Shehut përfshin mbi pesëdhjetë artikuj, pothuajse të gjithë të botuar në revistat shkencore “Studime filologjike”, “Gjuha jonë”, “Gjuha shqipe” etj. Tematika e saj është: I. Çështje të leksikut popullor me vle…

Letërsia artistike dhe leksiku dialektor

Kolec Topalli
Në kushtet e ndarjeve gjeografike, administrative e historike të shekujve të kaluar, është e natyrshme që krijohen dialekte, nëndialekte e të folme krahinore dhe në kushtet e mungesës së një gjuhe të njësuar, edhe letërsia artistike s’mund të jetë ndryshe veçse krijimtari dialektore. Çdo shkrimtar n…

Libër me vlera e shqyrtime të hollësishme për marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe (Anila Omari, “Marrëdhëniet gjuhësore Shqiptaro-Serbe”, Qendra e Studimeve Albanologjike – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2012, 420

Gjovalin Shkurtaj
Anila Omari, bashkë me Xhelal Yllin, i përkasin një brezi gjuhëtarësh që erdhën në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë në fillim të viteve ’80 dhe, ashtu sikundër pritej, së shpejti, do të dalloheshin nga brezi para tyre, së pari, për arsye të shfrytëzimit të mundësive të reja për formimin e përgj…

Një monografi e Joachim Matzinger-it: Joachim Matzinger, Die sekundären nominalen Wortbildungsmuster im Altalbanischen bei Gjon Buzuku. Ein Beitrag zur altalbanischen Lexikographie, Albanische Forschungen Band 38, Harrasowitz Verlag, Wiesbaden, 2016.

Ina Arapi
Para disa muajsh, studimet buzukiane, si dhe ato për leksikun historik të shqipes, u pasuruan me një monografi të re e të thelluar të albanologut austriak Joachim Matzinger rreth mënyrave dhe mjeteve të formimit të emrave e mbiemrave në dokumentet më të hershme të shqipes së shkruar. Duke qenë e par…