Articles Journals Publishers Subjects

66 results

Page 4 / 6

Çështje të botimit të veprave leksikografike në Prishtinë gjatë periudhës 1966-1981

Begzad Baliu
Punimi synon të sjellë një pamje të plotë të botimit të veprave në fushë të leksikografisë, në një periudhë kur po bëheshin përpjekje të veçanta për standardizimin e gjuhës shqipe. Karakteristikë e këtyre botimeve është edhe përfshirja në këtë kohë edhe e leksikografisë bashkëkohore, asaj në fushë t…

Përvojat e perceptimit estetik të vetmisë në letërsinë shqipe

Arben Hoxha
Në këtë punim do t’i shtjellojmë modelet e përvojave të perceptimit estetik në letërsinë shqipe, objekt i të cilave është vetmia. Perceptimi estetik është një aftësi njohëse, e cila i zbulon cilësitë që përmbajnë objektet perceptuese, marrëdhëniet, si dhe kapacitetet e tyre për të prodhuar efektet n…

Gjuha shqipe standarde dhe fjalori kombëtar

Hajri Shehu
Ne kemi një gjuhë standarde dhe është përgjegjësi e Fjalorit tonë kombëtar të paraqesë këtë gjuhë standarde, që vjen nga parimi kryesor leksikografik: kodifikohet gjuha që përdoret realisht. Autori argumenton se Fjalorët kombëtarë të shqipes kanë ligjshmuar objektivisht atë që realisht ka gjuha e më…
OA Univers SQ

Disa vlerësime për librin e albanologut Robert Elsi (Elsie), “Fiset shqiptare, historia, shoqëria dhe kultura”

Prof. Dr. Seit Mansaku
Robert Elsie është një albanolog i mirënjohur me origjinë kanadeze, i cili ka një veprimtari të gjerë dhe të vyer rreth dyzetvjeçare në disa fusha të studimeve shqiptare, histori e letërsisë, antropologji kulturore, folklor e etnografi, gjuhësi, fjalorë e përkthime etj. Vepra "Fiset shqiptare, histo…

Fjalori italisht-shqip i Luca Da Monte Giove

Luljeta Dushi
Fjalori italisht-shqip, në dorëshkrim, me autor fratin françeskan Luca da Monte Giove mban datën 1848. Njoftimet për qenien e këtij Fjalori i gjejmë, së pari, te shkrimi i historianit françeskan Atanaz Gegaj, i cili në një artikull të botuar në revistën “Hylli i dritës” sqaron se bashkëvëllai i tij,…