842 results
Page 4 / 71Përgatitja psiko-fizike dhe edukimi ushtarak i luftëtarëve të UÇK-së në zonën operative të Llapit (1998-1999)
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), si organizatë politike dhe ushtarake, ishte rezultat i organizimeve të fshehta patriotike në krye me LPK-në, e cila çlirimin e Kosovës nga pushtimi gjenocidar i Federatës Jugosllave (serbo-malazeze) e shihte përmes luftës së armatosur. UÇK, gjatë organizimit, mobi…
Shtrirja e hekurudhës së Rumelisë në vilajetin e Kosovës (Selanik-Mitrovicë) gjatë viteve 1869-1875
Gjatë mesit të shekullit XIX, hekurudhat u bënë gjithnjë e më shumë një nga alternativat jetike për integrimin e shteteve kombëtare, perandorive shumëkombëshe dhe kolonive në të gjithë botën. Ato shërbyen si një mjet strategjik për zhvillimin e zonave deri në atë kohë të prapambetu…
Themelimi i kazermës “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan dhe situata në Dukagjin më 1998
Kazerma “Jusuf Gërvalla”, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e themeluar në vitin 1998 në Prapaqan, në Komunën e Deçanit, ka luajtur rol të rëndësishëm në sensibilizimin, organizimin dhe përgatitjen e ushtarëve të UÇK-së. Kazerma është emërtuar me këtë emër për nder të heroit të Koso…
Prerja e monedhave të paligjshme në Dardani
Në këtë artikull trajtohet konteksti arkeologjik e historik i falsifikimit të monedhave, marrë për bazë kallëpin nga Ulpiana, i përdorur për prodhimin e emetimin e monedhave të paligjshme të kohës së Mark Aurelit. Gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në vitin 1957, në lokalitetin e Ulpianës is…
Qasjet institucionale për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të identifikojë qasjet institucionale për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente, si dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve të përcaktuara me udhëzim administrativ (UA nr.14/2019) për këtë katego…
Ndikimi i organeve shtetërore - “popullore” në zbatimin e rekuizimit në Kosovë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Publike gjatë viteve 1945-1952
Rekuizimi, ishte fushatë plaçkitëse, ekonomike me pasoja psikike dhe shumë komplekse, të cilën e bënte vetë përzierja e shtetit në zbatimin dhe argumentimin e saj. Për të zbatuar këtë politikë rekuizuese, u përdorën edhe organet duke filluar nga këshillat vendorë e të rretheve, të cilat në mënyrë hi…
Qasja metodike e mësimdhënësve për zhvillimin e lexim-kuptimit te nxënësit
Qasja metodike e mësimdhënësve në zhvillimin e lexim-kuptimit ka rol përcaktues në formimin e aftësive bazë të nxënësve dhe ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e tyre në vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i qasjes metodike të mësimdhënësve gjatë procesit …
Kurrikula e bazuar në kompetenca – praktikat e mësimit në funksion të zbatimit të saj
Kurrikula e bazuar në kompetenca sot është tema bosht e çdo institucioni arsimor. Prandaj synimi i studimit është verifikimi i praktikave të mësimit në arsimin e detyruar në Kosovë dhe konstatimi se sa ato praktika janë të harmonizuara me kërkesat e kurrikulës së Kosovës, e cila ka për synim zhvilli…
kurrikula e bazuar në kompetenca, metodologjia e mësimit, planifikimi mësimor, zhvillimi profesional i mësimdhënësve, teksti shkollor, shkolla fillore dhe e mesme e ulët.
competency-based curriculum, teaching methodology, teaching planning, teachers’ professional development, textbooks, primary and lower secondary school.
Praktikat e nxënësve dhe mësimdhënësve në zbatimin e lëndës Teknologji me TIK në gjimnazet e Kosovës
Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikojë praktikat dhe nevojat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të shkollës së mesme të lartë nga programet lëndore të fushës kurrikulare Jeta dhe puna, në veçanti programet e lëndës Teknologji e Informacionit dhe komunikimit në aftësimin e tyr…