Në këtë studim shqyrtojmë njësinë sintaksore të përbërë prej dy (ose më shumë' njësish predikative, njëra prej të cilave tregon një pasojë, një rrjedhim a efekt të asaj aë thuhet në njësinë tjetër. Veç mjeteve të tjera, si mjet kryesor i vartësisë së fjalisë shërbejnë lidhëzat. Një njësi e tillë e p…
Në kumtesën tonë që u lexua në Konferencën e parë të Studimeve Albanologjike ne përmendëm shkarazi si veçori të toskërishtes veriore edhe disa tipare që paraqesin pika kontakti me gegërishten jugore. Kësaj here këtë problem duam ta bëjmë objekt të një vështrimi të veçantë për t ’i parë në mënyrë më …
Tematika e planit të punës shkencore të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë për vitin 1964 ishte mjaft e gjerë. Ajo përfshinte një varg detyrash, kryerja e të cilave shënon në disa drejtime hapa të reja përpara për shkencat tona albanologjike. Në vargun e sukseve dhe realizimeve të përbashkëta të…
Më 1949, një nxënësi im, ahere student në Universitetin e Plovdivit, më dërgoi tekstin e një kënge popullore shqipe, të mbledhur në fshatin shqiptar Mandricë të Bullgarisë, nga një mandricar vetë. Teksti ishte shkruar me alfabetin bullgar dhe unë e gjeta ahere jo të përshtatshëm për botim. Prita ras…
Antonimia në giuhën shqipe me format që ajo paraqitet është ende e pastudjuar mirë. Gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë në kërkimet e tyre e kanë prekur disa herë çështjen e antonimisë. Por këto .kërkime janë të përhapura andej këndej në vepra, gramatika ose tekste të ndryshme mësimore. Mungon gjer më s…
Vjete më pare kam pasur rast të vë në dukje që perioda e parë e studimeve gjuhësore të shqipes, e cila karakterizohet me emrat Miklosich. Schuchardt e Gustav Meyer, u nis më fort nga shqyrtimi i huazimeve dhe andej mori edhe drejtimin që ndoqi. Me gjith'atë Schuchardti ka qenë ai që përpara dy breza…
Një studim mbi gjuhën e të gjithë rrethit të Krujës: të qytetit, të Malësisë, të Fushës dhe të Rancisë, do të jepte një pamje të plotë mbi të folmet e këtij rrethi, por ne, meqenëse gjer tnshti kemi bërë kërkime vetëm në tri pika të banuara, po kufizohemi hëpërhë me të folmen e Krujës (qytet), Cudhi…
Në Nr. 1 të revistës ’’Studime Filologjike” është botuar artikulli i prof. Selman Rizës, që mban titullin ”Si duhen emërtuar shqip elementët e pare të anës shqiptimore (sic!) të të folurit sidhe dy grupet e tyre kryesorë”. Mbasi shqyrton në mënyrë kritike historikun e termave zanore dhe bashkëtingël…