4,253 results

Page 351 / 355

Selman Riza për paskajoren e shqipes

Ragip Mulaku
Filologu i mirëfilltë i dijeve albanologjike, prof. Selman Riza në studimet e tij gjuhësore shquhet për analiza tezash dhe për gjykime të mprehta e koncize që vërehen sheshazi pasi t’i ketë shqyrtuar imtësisht çështjet që shtron për t’i zgjidhur. Përveç këtyre, ai shquhet edhe më shumë për metodën …

Trajtimi i relikteve gjuhësore nga Selman Riza

Besim Bokshi
Vepra gjuhësore e Selman Rizës nuk shënon hap evolutiv të gjuhësisë shqiptare në fushë të morfosintaksës, vijim të punës së pararendësve a të bashkëkohësve të tij. Ajo shënon, përkundrazi, një kapërcim të hovshëm kualitativ të këtyre studimeve, me synim këmbëngulës të këtij shkencëtari për të ndry…

Grigore Brënkush (Grigore Brâncus): Kërkime mbi fondin Trako-Dak të gjuhës rumune (përmbledhje artikujsh), shtëpia botuese 55, Tiranë, 2009

Mimoza Kore
Etnogjeneza e popullit shqiptar nuk mund të shqyrtohet e sqarohet bindshëm pa iu qasur të njëjtit problem edhe për rumunët.1 Për gjuhën shqipe, shpjegimi i formave të lashta bëhet së pari nëpërmjet krahasimit të brendshëm dhe në vijim të tij, si një element ndihmës, vjen krahasimi i jashtëm me gjuh…

Selman Riza për bashkëveprimin ndërdialektor

Gjovalin Shkurtaj
Me profesor Selman Rizën kam pasur vetëm lidhjet e natyrshme pedagog-student në lëndën “Hyrje në historinë e gjuhës së shkruar shqipe” (në vitin 1963-64) dhe si udhëheqës të një teme vjetore “Lëkundje gjithëgjuhësore në veprat e K. Kristoforidhit gegërishte”, në vitin e dytë. Nuk kam pasur rast të …

Selman Riza - Studiues dhe kritik

Ali Dhrimo
Vështruar si kohëzgjatje, veprimtaria kërkimore e Rizës është tejet e shkurtër. Nuk ka hulumtues të dytë që të ketë pasur aq pak kohë për kërkime në lëmin e albanologjisë sa ai. Ndërkaq si pjellori, kjo veprimtari është përsëri e pashoqe, jo vetëm si vëllim (mbi 2300 faqe), por edhe si arritje, me …

Selman Riza për kohët e foljeve

Linditë Rugova, Bardh Rugova
Studimi i funksionit dhe i mënyrës së përdorimit të kohëve të foljeve në një gjuhë, bashkë me studimin e kategorisë së mënyrës, të aspektit dhe të diatezës në studimet e vonshme sintaksore dhe ato të gjuhësisë së tekstit janë faktor qenësor për realizimin e suksesshëm të një analize dhe të një inte…