Articles Journals Publishers Subjects

497 results

Page 33 / 42
OA Optime SQ

Vlerësimi i procesit të degradimit të fenolit në ujra duke përdorur procese të avancuara oksidimi (AOP)

Aurel Nuro, Mustafa Isik, Alper Alver, Emine Basturk et al.
Ky studim prezanton të dhëna për analizat e fenolit në mostra uji dhe vleresimin e shpejtësisë së degradimit të tij në mjedise të ndryshme duke përdorur agjentë oksidimi të ndryshëm. Fenoli është një komponim i zakonshëm sidomos në ujrat e derdhjeve urbane. Ky komponim edhe pse është produkt i metab…
OA Optime SQ

Trajtimi i anomalisë së klasës së III shoqëruar me kafshim të kryqëzuar anterior dhe kanin të impaktuar. Rast klinik.

Manjola Gusho, Erjo Shundi, Nikolin Ropi
Trajtimi i anomalisë së klasës së III është një sfidë për ortodontinë, për faktin që jo vetëm kërkohet të korrigjohet anomalia, por edhe komponenti estetik, i cili shpesh herë dëmtohet rëndë në këtë anomali. Nga ana tjetër, kafshimi i kryqëzuar është karakteristikë e anomalisë së klasës së III skele…
OA Optime SQ

Sfidat e mësimdhënies dhe problematikat e saj në klasat gjithëpërfshirëse

Ambera Duka
Qëllimi i këtij punimi është të shqyrtojë problematikat e mësimdhënies në klasat ku janë të përfshirë edhe nxënësit me nevoja të veçanta. Ky punim, do të evidentojë sfidat dhe problematikat që paraqet sot mësimdhënia shqiptare në klasat gjithëpërfshirëse. Gjithashtu do të sqarohet në lidhje me mundë…
OA Optime SQ

Analizat e pesticideve klororganike dhe mbetjeve të tyre në mostra ushqimore me yndyrë dhe pa yndyrë

Aurora Napuçe, Kleva Shpati, Aurel Nuro, Erda Qorri et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analizat e pesticidet klororganike dhe mbetjeve të tyre në produkte ushqimore nga marketet e vendit tonë. Përcaktimi i këtyre ndotësve u realizua me teknikën e kromatografisë të gaztë. Analiza e tyre është realizuar në matrica ushqimore të klasifikuara pa yndy…
OA Optime SQ

Vetëvlerësimi i përvojave shkollore dhe mirëqenies te femijet me paaftesi intelektuale: Eksplorim mbi dimensionet konjitive,emocionale dhe motivacionale

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi, Ervin Ibrahimi
Qëllimi i këtij studimi është të eksplorojë marrëdhënien e dimensioneve emocionale, njohëse dhe motivuese të lidhura me përvojat e të nxënit në kontekstin shkollor të fëmijëve me zhvillim atipik vonesë mendore (VM).Metodologjia sasiore e bazuar në vlerësimin psikometrik ishte metoda e përdorur në kë…
OA Optime SQ

Diskutim i praktikave më të mira të zgjedhura në mbrojtjen e shëndetit mendor në Poloni, 2004 - 2017

Petrit Dollani, Angelika Jakubowska
Qëllimi i këtij punimi është të identifikojë disa praktika më të mira në mbrojtjen e shëndetit mendor në Republikën e Polonisë, pas hyrjes së saj në BE. Metodologjia e përdorur është hulumtim sekondar i bazuar në botimet ekzistuese, kryesisht në gjuhën polake. Autorët kanë arritur të kryejnë një kla…
OA Optime SQ

Vlerёsimi i hiperplazisё gingivale shkaktuar nga medikamentet

Vera Ostreni, Ilma Robo, Saimir Heta, Greta Plaka et al.
Hiperplazia gingivale nga medikamentet ёshtё patologji jo rrallё e hasur gjatё punёs rutinё nё njёsitё dentare. Qёllimi i kёsaj teme ёshtё paraqitja e pamjes klinike tё hiperplazive gingivale shkaktuar nga medikamentet. Dihen tashmё tri klasat e medikamenteve qё shkaktojnё kёto hiperplazi dhe nё ba…
OA Optime SQ

Trendi i kolonive të bletës mjaltore në Shqipëri dhe faktorët kërcënues

Manjola Kuliçi
Pjalmuesit dhe polenizimi kanë vlera ekonomike, mjedisore dhe social-kulturore të shumëfishta të njohura në të gjithë botën. Qëllimi ynë për realizimin e këtij studimi ka qenë njohja e faktorëve kërcënues për këta pjalmues me një rëndësi të madhe, duke e ndihmuar bletarin në identifikimin e burimeve…
OA Optime SQ

Modifikimi i rritjes së nofullave me aparate ortodontike

Sidrit Beqiraj
Një përmbledhje e njohurive të sotme për modifikimin e rritjes së nofullave tregon se: 1. Zgjerimi transversal i maksilës është i lehtë përpara adoleshencës, kërkon forca të mëdha gjatë adoleshencës dhe mund të realizohet vetëm me osteotomi kirurgjikale pas adoleshencës. 2. Përshpejtimi i rritjes ma…
OA Univers SQ

Fjalor i emërtimeve të shkurtuara në shqipe

Prof. As. Dr. Valter Memisha, Manjola Bregasi
Emërtimet e shkurtuara janë bërë një dukuri shumë e përhapur, veçanërisht në ditët e sotme. Ato janë shndërruar në realitete gjuhësore, sidomos në gjuhën e shkruar dhe tashmë shpesh flitet për to si realitete leksikografike. Dihet se krijimi i emërtimeve të shkurtuara është një prirje e brendshme e …