432 rezultate

Faqja 3 / 36
OA Univers SQ

Identiteti shqiptar në sfondin e globalizmit

Dr. Rexhep Suma
Ndryshimet e shpejta njerëzore përgjatë shekullit të njëzetë, të shoqëruara me avancimin e masmedias, e kanë shndërruar botën në një fshat global. Periudha ndërmjet shekullit XI dhe XIV ishte periudha më e errët për historinë kombëtare dhe kulturore shqiptare, për shkak të konvertimit të dhunshëm t…
OA Univers SQ

Vlerat e objekteve të kultit musliman të shkatërruara nga monizmi

Prof. Dr. Valter Shtylla
Këtë artikull, si intelektual dhe restaurator, e quaj si detyrim ndaj ndërgjegjes së popullit tim, e lënduar veç të tjerave edhe nga privimi i lirisë së besimit fetar, që e ka kompaktësuar popullin në momentet e duhura historike dhe e ka bërë më të pastër shpirtin dhe më të edukuar karakterin e tij …
OA Univers SQ

Imazhi i osmanëve në tekstet shkollore të historisë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Prof. Dr. Ahmet Alibašić
Lidhja e myslimanëve të Ballkanit dhe islamit me turqit osmanë është aq e fortë, saqë emrin “turq” për myslimanët e kanë  përdorur jo vetëm jomyslimanët në Ballkan, por edhe myslimanët  vetë, deri vonë, madje me një dozë krenarie. Për shekuj të tërë,  miqtë dhe armiqtë i kanë perceptu…

Hajri Shehu, “fjalor me fjalë e shprehje popullore nga e folmja e ujemujës”, QSA, IGJL, Tiranë, 2016, 436 f.

Jani Thomaj
Në shekullin e ri, në kushtet e reja të Shqipërisë me ndërrimin e sistemit dhe me hapjen e plotë, kur ndikimi i globalizmit është i fuqishëm në të gjitha fushat dhe kur zhvillimi modern i ekonomisë, i shkencës, i kulturës dhe i jetës përgjithësisht sjellin ndryshime të thella edhe në gjuhë, kryesish…

Naimi dhe Rumiu, në kontekstin e pranisë kulturore Perso-Iraniane në traditën shqiptare

Shaban Sinani
Megjithëse gjatë shekullit XX e më pas historia e letërsisë shqipe është shkruar e rishkruar disa herë, nga studiues vendës e të huaj, nga individë e institucione, vlerësimi për Naim Frashërin ka mbetur gjithnjë i pandryshuar. Ai është cilësuar në njëjës poeti kombëtar, Dichter misionar, poeti-profe…

Perceptime dhe horizonte për frazeologjinë e gjuhës shqipe Jani Thomai, “Studime Gjuhësore II”, Tiranë, 2017

Artur Lamaj
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, gjatë viteve të fundit, ka mundësuar përgatitjen për botim të korpusit shkencor të akademikut Jani Thomai. Në hapësirat e tij janë përmbledhur artikuj e studime që shpërfaqin jo vetëm përvojën studimore, pjekurinë krijuese1 të një gjuhëtari të zëshëm, por edhe …

Bardhyl Demiraj: areali kulturor i veriut në shek. XVI-XIX, Botime Onufri, Tiranë, 2017

Evalda Paci
Viti 2017 është shënuar nga realizimi i një botimi të rëndësishëm në fushë të gjurmimeve albanologjike e pikërisht nga ai me titull Areali kulturor i Veriut në shek. XVI-XIX, Botime Onufri, Tiranë, 2017, me autor studiuesin Bardhyl Demiraj. Prej vitesh tashmë disponojmë në bibliotekat dhe tavolinat …

Rapsodi të pabotuara të f. A. Santorit: cikli “Kënka jushtërore” (këngët e luftës)

Merita Bruci, Zeqirja Neziri
Në këtë editio princeps të ciklit të rapsodive “Kënka jushtërore” mbledhur e përpunuar nga F. A. Santori do të hedhim dritë mbi një aspekt pak apo aspak të njohur të një shkrimtari shumë prodhimtar arbëresh të shekullit XIX, kontributi i të cilit pak përmendet e mbahet parasysh: Franqisk Anton Santo…

Kinizmat dhe kalkimet me përmbajtje kineze në letrat shqipe në romanet “Koncert në fund të dimrit” (I. Kadare) dhe “Dragoi i fildishtë” (F. Kongoli) e ndonjë tjetër

Ruzhdi Stringa
Kur përmend letra të shkruara, nisur nga qëllimi i vënë që në titull, do të mbaj parasysh fillimisht letërsinë, dhe pastaj lajmëtarinë. Veprat letrare lexohen më shumë për kënaqësi, por edhe për njohuri, më pak për informim; lajmet lexohen, në përgjithësi, për t’u informuar. Këtë nuk e them unë i pa…