Trajtesa ‘Rëndësia e qasjeve metodologjike në mësimdhënie dhe të nxënë bazuar në kërkesat e Kurrikulës të re’ ka për qëllim analizën e qasjes së mësimdhënies bazuar në kërkesat metodologjike të Kurrikulës së re dhe bazuar në këtë të ofrojë një ndihmesë për mësuesit me anë të shembujve konkretë. Rënd…
Qëllimi i shqyrtimit të rolit të mësuesit, si faktor motivues i nxënësve për nxënie, është sheshimi i momenteve më të rëndësishme që ngërthen në vete vetë koncepti motivim për nxënie. Ky punim është ekskluzivisht një trajtim teorik, i bazuar në burimet që trajtojnë çështjen e motivimit dhe të mësimd…
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë tekstet shkollore të letërsisë në procesin edukativo-mësimor dhe qëndrimet e mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore të letërsisë, përputhshmërinë me planin dhe programin mësimor, pajisjen me detyrat, pyetjet, përshkrimet, shembujt, fjalët e panj…
Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë praktikat e monitorimit të mësimdhënësve në mësim, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Përmes këtij punimi, kemi synuar të kuptojmë se sa shpesh monitorohen mësimdhënësit në mësim, kush e bën monitorimin, cili është ndikimi në përmirësimin e re…
Është fakt i ditur që kulturën e përgjithshme të komunikimit nxënësit e marrin nga leximet e ndryshme dhe burimi më thelbësor mbeten tekstet shkollore, ngase qasja në këto tekste është e përditshme dhe e domosdoshme në procesin e mësimnxënies. Përmbajtjet e njësive letrare e kanë rolin thelbësor në …
Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë.
Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet nj…
Sjelljet problematike të nxënësve nëpër shkolla janë lajm pothuajse i përditshëm në medie, shkolla e komunitet: prindër, mësues, profesionistë etj. Ato përbëjnë një problem në rritje dhe një nga shqetësimet më serioze në shoqëri.
Qëllimi i hulumtimit është të analizojmë dhe të përshkruajmë qasjen …
Ky studim paraqet një analizë të burimeve, mjeteve e materialeve mësimore, udhëzimet e ofruara për mësimdhënës, përfshirjen e tyre në planifikimet e mësimdhënësve, si dhe përdorimin praktik në orë mësimore me nxënës.
Qëllimi i studimit ishte të analizojmë praktikat e mësimdhënësve në planifikimin …
Ky hulumtim ka për qëllim të identifikojë praktikat e asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe rolin e tij në procesin e gjithëpërfshirjes në klasë. Meqë mbështetja nga asistenti/ja është një formë e re e mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në Kosovë, që ka filluar …
Qëllimi i këtij hulumtimi është eksplorimi i qasjeve metodike të mësimdhënësve që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësive të buta (komunikimit dhe mendimi kritik) të nxënësve nga mësimdhënësi gjatë shtjellimit të përmbajtjeve mësimore. Mësimdhënësit e vëzhguar kanë përfunduar trajnimin për zhvillimin e …
Zhvillimet e hovshme tekniko-teknologjike dhe shkencore, në përgjithësi, kanë ushtruar ndikim edhe në shkolla dhe në procesin mësimor. Zbatimi i risive në shkollë dhe në procesin mësimor është domosdoshmëri e kohës, pasi që vetëm duke i përcjellë zhvillimet inovative në shkollë do të jemi në gjendje…
Roli i psikologut për krijimin e klimës së përshtatshme në shkollë është i rëndësishëm. Psikologu i shkollës, që është pjesë e stafit profesional të shkollës, ka ndikim të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm nga ana psikologjike, jo vetëm për nxënësit, por edhe për mës…