Artikujt Revista Botuesit Lëndët

109 rezultate

Faqja 3 / 10

Metoda montessori në institucionet parashkollore në Kosovë

Arbnesha Mexhuani
Një pjesë e konsiderueshme e praktikës botërore për edukimin e fëmijëve sot udhëhiqet nga metodologjia e Maria Montessorit, elemente të së cilës kanë filluar të zbatohen edhe në disa institucione parashkollore në Kosovë. Metoda Montessori është metodë inovative për edukimin në Kosovë, që bazohet në …
OA Optime SQ

Veçoritë e shoqërive tregtare që ushtrojnë veprimtari mediatike

Brikena Kasmi
Ky punim ka për qëllim të evidentojë rolin e medias në shoqërinë shqiptare si dhe evoluimin e formave të organizimit nga fillesat e deri në ditët e sotme. Punimi vjen në përputhje me zhvillimet e legjislacionit shqiptar në të drejtën tregtare dhe organizimin e masmedias në Shqipëri. Ndryshimet histo…
OA Optime SQ

Masat e sigurimit dhe disa aspekte të zbatimit në praktikë

Holta Seferi
Masat e sigurimit janë veprime procedurale që heqin ose kufizojnë lirinë dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedimi penal. Ato kanë si qëllim të parandalojnë veprimtarinë e mëtejshme kriminale të atij që ka kryer një vepër penale, të pengojnë shmangien e tij nga procedimi, përpjek…
OA Optime SQ

Krimi ndërkufitar dhe bashkëpunimi rajonal i parandalimit të tij

Nikoll Rica, Dhurata Islambejo
Nëpërmjet kësaj teme synojmë të përcillet tek lexuesi informacion mbi veprat penale që mund të kryhen nëpërmjet kufirit shtetëror, veçoritë e ndjekjes penale, zbulimit, parandalimit dhe ndëshkimit të autorëve, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për parandalimin e kësaj veprimtarie. Këto lloj …
OA Optime SQ

Nevoja për të debatuar përpara miratimit të ligjit “Për provimin e shtetit për profesionin e juristit”

Lulzim Lelçaj
Profesioni i juristit në Shqipëri është ndër më të kërkuarit. Kjo degë studimi universitare është ndër më të preferuarat për maturantët, si dhe për të diplomuarit në një degë tjetër universitare. Shtrirja e këtij profesioni është e gjerë dhe përfshin sistemin e drejtësisë, prokurorinë, agjencitë lig…
OA Univers SQ

Lufta e Kosovës dhe bashkësia islame

Ali M. Basha
Realiteti historik dëshmon se gjatë gjithë shekullit të 20-të, një numër faktorësh si: Albanofobia dhe shfarosja e kulturës greko-sllave ndaj pjesës kryesore të kombit shqiptar; sistemi shkollor ateist-komunist në të gjitha territoret ku flitet gjuha shqipe, veçanërisht në Shqipëri, shkatërrimi i vl…
OA Univers SQ

Riorganizimi dhe shkatërrimi i bashkësive islame në Shqipëri gjatë regjimit antifetar (1945 – 1967)

Ali M. Basha
Pas marrjes së pushtetit, komunistët ngritën në sistem ideologjinë e tyre antifetare, duke e shndërruar administratën shtetërore në një aparat represioni kundër fesë. Pushteti komunist e gjeti Komunitetin Musliman me një organizim institucional që i imponoi regjimi fashist. Sipas një procesverbali t…
OA Univers SQ

Dialogu – i vetmi mjet për të arritur paqen dhe mirëkuptimin ndërfetar

Nuri Dragoj
Është koha për të shmangur të gjitha kundërshtitë, të cilat ndonjëherë shfaqen alarmuese, mes civilizimit perëndimor dhe atij islam, që duket sikur kanë për mision të përjashtojnë njëra-tjetrën. Edhe pse të rralla, ka pasur shfaqje e dukuri që krijojnë ngacmime shpirtërore, reagime të pavend dhe tër…
OA Univers SQ

Vlera dhe rëndësia e Muhimme-i-Defterëve

Dr. Hatixhe Ahmeti
Defterët osmanë të quajtur “Muhimme Defter-i”, janë defterë apo fletushka që ngërthejnë problemet e sektorit ushtarak në Shtetin Osman. Këto ishin probleme të ndryshme aktuale që paraqisnin mënyrat dhe funksionimin e sistemit dhe punëve të tyre shtetërore në sektorë të ndryshëm. Këta janë defterët m…
OA Univers SQ

Aspekte ligjore të marrëdhënieve midis fesë dhe shtetit në Austri nga periudha osmane deri më sot

Dr. Irmgard MARBOE
Austria, megjithëse ka një ndarje institucionale të fesë dhe shtetit, nuk ka një raport të distancuar dhe të kufizuar kundrejt feve, por u njeh kishave dhe komuniteteve fetare detyra të rëndësishme në kuadrin e shoqërisë. Gjithsesi, Austria njeh qartë integritetin e shtetit ligjor, qartësisht jo të …