Articles Journals Publishers Subjects

1,517 results

Page 3 / 127
OA Univers SQ

Pasqyrimi i faktit historik në këngët epike të shekullit XIX

Prof. as. dr. Miaser DIBRA
Artikulli synon të paraqesë një nga funksionet më të njohura të këngëve epike historike, lidhjen e tyre të pazgjidhshme me faktin historik.Gjatë shtjellimit të kësaj ideje, konkretizohet mendimi se krijimi i këngës historike është njëkohësisht pasqyrim i ngjarjeve historike dhe një fakt estetik, një…
OA Univers SQ

Në prag dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Prof. dr. Hysni MYZYRI
Pas përfundimit të Kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912, ngjarjet politike në Ballkan patën një zhvillim të ri sa dramatik e të rrezikshëm, aq edhe fatlum për popullin shqiptar. Brenda datave 8 - 18 tetor të vitit 1912 shtetet e Aleancës Ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali…
OA Univers SQ

Gjurmë etnokoreografike nga një ekspeditë në Dukagjin të Shkodrës

Prof. dr. Ramazan BOGDANI
Autori i këtij punimi është bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë një ekspedite kërkimore shkencore për probleme të folklorit, e organizuar nga ish-Instituti i Folklorit në zonën e Dukagjinit nga 16 tetor deri më 15 nëntor 1972, në të cilën ka marrë pjesë edhe vetë autori. Fillimisht, objekti i këti…
OA Univers SQ

Kohëmatëset në periudhën osmane

Dr. Metin IZETI
Nga aspekti fetar, Muvakit'hanet tregojnë seriozitetin e shoqërisë muslimane dhe përpikërinë e dijetarëve muslimanë në përcaktimin e kohëve të faljes, ndërsa zhvillimi i tyre në periudha të ndryshme dhe përdorimi i teknologjisë së kohës tregon frymën kërkuese të dijetarëve muslimanë dhe aftësinë e t…
OA Univers SQ

Vlera shkencore e të mësuarit islam dhe domethënia e tolerancës ndërfetare

Akademik Jashar REXHEPAGIQ
Pranimi i Islamit ndër popujt e Ballkanit, përfshirë shqiptarët, ndodhi kryesisht në mënyrë paqësore dhe u ndikua nga afërsitë kulturore, gjuhësore dhe fetare, më shumë sesa nga përdorimi i forcës. Prandaj, termi “pranimi i Islamit” është më i saktë se “islamizimi”, i cili shpesh bart kuptime histor…
OA Univers SQ

"Leximi i mendjes së Muslimanit" i Dr. Hassan Hathout, një reflektim filozofik bashkëkohor

Dr. Myslim HOTOVA
Autori i këtij libri, Dr. Hassan Hathout, personalitet enciklopedik egjipto-amerikan (mjek, shkencëtar, mësues, orator, mendimtar, poet, dijtar islam), kur shkroi këtë libër po mbushte 70 vjet.Duke qenë dy kulturash dhe dy gjuhësh, ai e kuptoi se Islami njihet gjërësisht në perëndim jo për atë që ës…
OA Kosova SQ

Shqipëria e Veriut në projektet pushtuese serbe/jugosllave (1912-1939): midis ambicies dhe përmbajtjes

Armend Mehmeti
Ambiciet dhe projektet serbe, e më pas jugosllave, për pushtimin e pjesës veriore të Shqipërisë dhe për sigurimin e një daljeje të mundshme në Adriatikun shqiptar kanë rrënjë të hershme dhe përbëjnë një element të vazhdueshëm në doktrinën e tyre gjeopolitike. Këto ambicie u artikuluan fillimisht në …
OA Kosova SQ

Shërbimi shëndetësor në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Zona Operative e Llapit (1998-1999)

Skender Zhitia
Ashtu si në zonat e tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), edhe në Zonën Operative të Llapit (ZOLL) ishte i organizuar Sektori Shëndetësor, i cili përbënte një element kyç të strukturës dhe funksionimit të brendshëm të saj. Megjithëse përballej me mungesë pajisjesh bazike, infrastrukturë të …