Veprimi letrar i Kolë Gurakuqit
Në dy dekadat e para të këtij shekulli qyteti i Shkodrës, megjithëse dalë prej aq e aq luftërash e rrethimesh, njohu një zhvillimi të dukshëm në lëmë të artit e kulturës: me disa shtypshkronja, fletore periodike, bandën muzikore, teatrin; me shoqëritë kulturore aktive dhe Komisinë Letrare, të cilat …