Tafil Boletini: “Pranë Isa Boletinit”, Kujtime 1, (1892-1916), Tetovë, 1996, f. 267.
Me kujtimet e Tafil Boletinit jam njohur gjatë hulumtimeve në Arkivin Qendror të Shtetit, të cilat i kam shfrytëzuar gjatë hartimit të monografisë kushtuar njërës prej figurave të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Isa Boletinit. Përpunuesi i këtyre kujtimeve. prof. Marenglen Verli, ka bërë nj…