4,019 rezultate
Faqja 29 / 335Vështrim trajtimit të krimeve serbe ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913
Nga ngjarjet më tragjike në historinë e popullit shqiptar është edhe ajo e luftërave ballkanike, të zhvilluara gjatë viteve 1912-1913. Tragjike vlerësohet për faktin se në këto vite llogaritet se, nga forcat e Aleancës Ballkanike, u vranë dhe u masakruan mbi 20 mijë shqiptarë, pa kursyer as moshë e …
Prania e popullsisë albane në hapësirën gjeografike të Dardanisë- Kosovës dhe të Maqedonisë Veriperëndimore gjatë mesjetës, para pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane
Në këtë punim kemi sjellë disa të dhëna të studiuesve të huaj dhe vendas, që janë marrë me trajtimin e çështjes së popullsisë së etnisë albane, studimet e të cilëve dëshmojnë se kjo popullsi ka jetuar gjatë mesjetës në arealin e Dardanisë edhe para pushtimi të Ballkanit nga ana e Perandorisë Osmane.…
Struktura ekonomike e lagjes Gazi Ali Bej në kasabanë e Vushtrrisë në mesin e shek. XIX
Analiza e strukturës ekonomike e Lagjes Gazi Ali Bej të Kasabasë së Vushtrrisë ofron një vështrim të detajuar mbi strukturën e profesioneve dhe burimeve të të ardhurave gjatë mesit të shekullit XIX, duke zbuluar diversitetin ekonomik dhe ndikimin në jetën e komunitetit. Duke u bazuar në Temettuat De…
Presidenti Wlson dhe Çështja Shqiptare 1919-1920 - diskutimi në parlament me rastin e vdekjes së tij
Në mbledhjen e 11. II. 1924 në Parlamentin e Tiranës u diskutua për Presidentin Wilson. Jehona e vdekjes së tij u pasqyrua menjëherë edhe në shtypin shqiptar. Mbi personalitetin e Wilsonit do të flitej përsëri në Kuvendin Kushtetues pas disa ditësh, më 11 shkurt. Meqenëse Fan Noli nuk kishte qenë i …
Shën Eleuterius, Durrësi dhe etnonimi “shqiptar”
Artikulli analizon lidhjen Durrësit me Shën Eleuterius sipas dorëshkrimeve “Rrëfime për 12 të Premtet” në sllavishte të hershme. Toponimi i qytetit ku ka ndodhur një debat mes shenjtit dhe një Hebreu jepet “Šeptail” (çereku tretë shek. XIII) ose “Drač” (shek. XIV). Rrënja e toponimit mendohet se ka …
Veprimtari e perandorit Justiniani I në vendlindjen e tij në Dardani
Të dhënat historike tregojnë se në trojet ilire, krishterimi është apostolik d. m th. se ai është pranuar direkt, e jo përmes rrugëve tjera e as nuk ishte i imponuar nga pushtimet e ndonjë perandori. Në literaturën sakrale pikërisht këtë e dëshmon apostulli Shën Pali ku shkruan “Kështu prej Jerusale…
“Dervish Shaqa-Demush Neziri dhe rapsodët e tjerë të Deçanit dhe rrethinës ”
Sot ndihem tepër i nderuar që kam rastin të ju drejtohem me një kumtesë në këtë Tribunë Shkencore me titull “Dervish Shaqa-Demush Neziri dhe rapsodët e tjerë të Deçanit dhe rrethinës”, të organizuar nga Kuvendi i Komunës së Deçanit dhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”-Dega në Deçan. Ky e…
Sistemi i pavarur i arsimit në Kosovë (1990-1999)
Fillet e sistemit të arsimit të pavarur në Kosovë mund të kërkohen në nismën e ndryshimeve dhe të thyeijeve të mëdha politike e shoqërore të cilat ndodhen në Evropën Lindore. Sfera e arsimit ishte një prej fushave më të goditura nga regjimet komunjste në ikje. Në vendet diktatoriale komuniste kontro…
Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtinës në revistën “Udha e s’ vertetës”
Kadri Prishtina i njohur më tepër si Hoxha Kadriu, bëri emër jo vetëm si atdhetar i devotshëm, por edhe si diplomat, jurist dhe publicist, që la mendime me vlerë edhe në fushën e publicistikes. Hoxha Kadri Prishtina ka qenë e do të mbetet një nga figurat e shquara kombëtare, shëmbëlltyrë fiymëzimi p…
Depërtimet dhe pushtimet osmane dhe jetësimi i politikës venedikase në Arbëri (1392-1396)
Pas fitores së osmanëve ndaj Koalicionit ballkanik në Betejën e Kosovës (15. respektivisht 28 qershor 1389)' pozita e Arbërisë. përfshirë këtu edhe Principatën e Topiajve. në vitet në vijim, përballë invadimit osman u bë edhe më e vështirë. Kështu, paaftësitë e Gjergj Topisë (1388- 1392) për ta mbro…