Artikujt Revista Botuesit Lëndët
×

721 rezultate për "riti"

Faqja 28 / 61

Shqipja letrare si koine mbidialektore

Emil Lafe
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksionet e gjuhës standarde. Autori pajtohet me këtë pikëpamje dhe përpiqet ta argumentojë më tej duke marrë në shqyrtim rreth…

Ndihmat e shtetit shqiptar ndaj të shpërngulurve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri gjatë viteve 1918-1941

Ylli Hashani
Shtetit shqiptar dha një kontribut ndaj të shpërngulurve shqiptarë të Kosovës dhe arriti ta bënte sistemimin e tyre në Shqipëri. Për t’u dalë në ndihmë këtyre emigrantëve të ardhur arriti ta hartojë edhe infrastrukturën ligjore, duke i miratuar disa ligje në vitet 20, sidomos Dekretligjin mbi vendos…

Tipologjitë e kishave të periudhës së krishterimit të hershëm në Kosovë

Zana Hoxha
Territori i Kosovës ishte i vendosur në kryqëzimin e Perandorisë Romake të Lindjes dhe të Perëndimit. Si i tillë, feja e re e krishterimit arriti në Ballkan mjaft herët. Gjurmët arkeologjike të monumenteve shfaqen në fund të shekullit të 4-t. Përhapja e shpejtë e krishterimit në të gjithë Perandorin…

Qëndrimi i britanisë ndaj shqiptarëve në fund të Luftës së Dytë Botërore

Lush Culaj
Në pranverën e vitit 1943 arriti në Shqipëri misioni i parë britanik nën komandën e kolonelit Maclean. Furnizimet e para britanike për rezistencën shqiptare filluan më 17 prill 1943 dhe përfunduan në korrik 1944. Vëmendja e Britanisë ndaj Shqipërisë erdhi duke u rritur në verën e vitit 1943. Britani…

“This exhibition will go down in our history of painting”

Raino Isto
This article explores the reactions to and critical discussions surrounding exhibitions in the first few years of the 1970s, primarily focusing on the 1971 National Figurative Arts Exhibition and the Pranvera exhibition of 1972. It looks closely at the responses of artists to the developments taking…

Socialism in action

Ylber Marku
Based mainly on Albanian primary sources, this article is a comparative analysis of the Ideological and Cultural Revolution in communist Albania in the mid 1960s. The article emphasizes the importance that the regime placed on the historical tradition of mass mobilizations accumulated in other commu…
OA Univers SQ

Mendime mbi librin “Hasan bej Prishtina - dokumente historike nga arkivat italiane”

Prof. Dr. Nevila Nika
Botimi më i fundit i studiuesit Bejtullah Destani i titulluar "Hasan bej Prishtina - Dokumente historike nga arkivat italiane" është një befasi i këndëshme për çdo adhurues të historisë. Ai sjell një përmbledhje mjaft interesante dokumentesh të zbuluara prej tij në arkivat italiane në lidhje me një …
OA Univers SQ

Ditari i Haxhi Hasan koplikut si burim me rëndësi për shoqërinë shqiptare të shek. XVIII

Dr. Ardian Muhaj
Në arkivin e familjes Kopliku të Shkodrës gjendet një dokument me vlera për historinë sociale të fillimit të shekullit XVIII. Ditari është mbajtur në osmanishten e kohës me ndonjë dua në arabisht, sidomos kur shënon lindjen e një fëmije, martesën e një djali apo vajze apo vdekjen e ndonjë personalit…
OA Univers SQ

“Petrela gjatë shekujve”, libër në trajtën e një monografie shkencore

Dritan Lloçi
Petrela është një prej qendrave historike më të vjetra në Shqipëri. Është dëshmi e prekshme e identitetit, qëndresës, kulturës, historive dhe fakteve përgjatë shumë shekujve. Si e tillë, Petrela është një ndër vendet tërheqëse kryesore në Tiranë, por dhe në Shqipëri, për sa i përket turizmit në për…
OA Univers SQ

Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit

Dr. Valmire Batatina Krasniqi
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njerëzit e tjerë që duan të mësojnë mesazhet kuranore, sigurisht që përkthimi i literaturës kuranore dhe interpretimi i tij …
OA Univers SQ

Vështrim mbi saktësinë e haditheve të trajtuara në literaturat islame 1945-2022

Prof. asoc. Dr. Sulejman Osmani
Botimet për Islamin në gjuhën shqipe kanë krijuar materiale të bollshëm për studimin e temave edhe më specifike që kanë të bëjnë me fusha të ngushta studimi. Gjithsesi, në mesin e tyre është edhe lëmia e hadithit, me disiplinat e ndryshme të studimit, të cilat paraqesin kriteret bazë për njohjen e q…