905 results

Page 26 / 76
OA Univers SQ

Gjuha e veprimtarive fetare si pjesë përbërëse e kulturës së gjuhës

Prof. Dr. Njazi Kazazi
Stili i veprimtarisë fetare, nga studiues të fushës së stilistikës dhe pragmatikës, klasifikohet si pjesë përbërëse e stileve funksionale të gjuhës shqipe, krahas stileve të veprimtarive shkencore e teknike, shtetërore-administrative, shoqërore-politike dhe letrare-artistike.Pa u zgjatur në cilësitë…
OA Univers SQ

Fjala dhe bota orientale në poezinë popullore shqiptare

Prof. Dr. Emil Lafe
Është e njohur se në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit, kanë hyrë një numër i konsiderueshëm fjalësh me burim nga gjuhët orientale të fesë islame: arabishtja, turqishtja, persishtja. Depërtimi i tyre lidhet, në radhë të parë, me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, me…
OA Univers SQ

Riorganizimi dhe shkatërrimi i bashkësive islame në Shqipëri gjatë regjimit antifetar (1945 – 1967)

Ali M. Basha
Pas marrjes së pushtetit, komunistët ngritën në sistem ideologjinë e tyre antifetare, duke e shndërruar administratën shtetërore në një aparat represioni kundër fesë. Pushteti komunist e gjeti Komunitetin Musliman me një organizim institucional që i imponoi regjimi fashist. Sipas një procesverbali t…
OA Kosova SQ

Regjistrimi i popullsisë gjatë vitit 1918 në territorin e Shqipërisë, të okupuar nga autoritetet Austro-Hungareze

Sali Kadria
Pas hyrjes së trupave austro-hungareze në Shqipëri, në janar të vitit 1916, ato okupuan territorin e saj deri në vijën e lumit Vjosa, liqeni i Ohrit në Jug, duke zotëruar kështu më tepër se dy të tretat e territorit të shtetit shqiptar. Autoritetet drejtuese të Monarkisë Habsburge vendosën të merre…
OA Kosova SQ

Gërshetimi i historisë, letërsisë dhe shkencës nëpërmjet njerëzve, fakteve dhe ngjarjeve në kujtimet e studiuesit Injac Zamputti

Teuta Peli
Studiuesi Injac Zamputti, përmes librit “Kujtime, njerëz, fakte, ngjarje” sjellë para lexuesit historinë e jetës dhe veprimtarisë së tij, e bashkë më këtë sjellë edhe historinë e Shqipërisë përgjatë tetë dekadave, e cila periudhë për nga rrjedha e ngjarjeve shumë herë ishte vështirë e përballueshm…
OA Kosova SQ

Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj gjendjes së Shqiptarëve në mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene (1919-1921)

Armend Mehmeti
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore me largimin e forcave austro-hungareze në tetor-nëntor 1918, Kosova dhe trevat tjera të banuara me shqiptarë, të cilat Konferenca e Londrës e vitit 1913 ia kishte dhuruar Serbisë e Malit të Zi, u ripushtuan nga ushtria serbe. Shpresat e shqiptarëve se marrëve…