Articles Journals Publishers Subjects

380 results

Page 24 / 32
OA Univers SQ

Skënderbeu si pjesë e ndërgjegjes europiane

Prof. Dr. Gjergj Sinani
Në kuadër të vitit të Skënderbeut u botuan shumë artikuj për heroin tonë, ndër të cilët u bënë përpjekje për të zbutur rëndësinë e kësaj figure dhe për të zbehur rolin e tij në historinë dhe kulturën evropiane. Nisur nga ky shqetësim, studimi synon të evidentojë pasaktësinë e dy tezave që synojnë ta…

Perceptime dhe horizonte për frazeologjinë e gjuhës shqipe Jani Thomai, “Studime Gjuhësore II”, Tiranë, 2017

Artur Lamaj
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, gjatë viteve të fundit, ka mundësuar përgatitjen për botim të korpusit shkencor të akademikut Jani Thomai. Në hapësirat e tij janë përmbledhur artikuj e studime që shpërfaqin jo vetëm përvojën studimore, pjekurinë krijuese1 të një gjuhëtari të zëshëm, por edhe …

Naimi dhe Rumiu, në kontekstin e pranisë kulturore Perso-Iraniane në traditën shqiptare

Shaban Sinani
Megjithëse gjatë shekullit XX e më pas historia e letërsisë shqipe është shkruar e rishkruar disa herë, nga studiues vendës e të huaj, nga individë e institucione, vlerësimi për Naim Frashërin ka mbetur gjithnjë i pandryshuar. Ai është cilësuar në njëjës poeti kombëtar, Dichter misionar, poeti-profe…

Hyrje e veprës “vëzhgime, kërkime dhe studime në lëmin e gjuhës shqipe” në 10 vëllime

David Luka
Vëllimi i nëntë përmban tri pjesë. E para titullohet “Për gjuhën shqipe standard”. Për këtë problem i kemi shprehur mendimet tona ndër katër vëllime të Studimeve gjuhësore (VII, VIII, IX, XIII)1, duke u kushtuar nga një kapitull të veçantë. Shkaku i këtyre shkrimeve, kryesisht edhe i reagimeve të as…

Dukuri të hibridizimit leksikor dhe të interferimit kuptimor e morfosintaksor në të folmet Arvanitase dhe në zonën e “Helenofonisë Shqiptare”

Dhori Qirjazi
Kontaktet e shqipes me greqishten janë të hershme e shumëduarshe, por mungesa e burimeve të shkruara paramesjetare të saj e vështirëson gjurmimin diakronik të marrëdhënieve mes tyre. Sido që të jetë, gjurmët e leksikut të greqishtes së vjetër, e madje të dialektit dorik, në leksikun e shqipes, a më …
OA Univers SQ

Bosnja e Hercegovina – njё tokё plot mistere

Sami Guzina
Ky artikull përpiqet të hedhë një vështrim panoramik mbi gjeografinë, historinë dhe kulturën e Bosnje-Hercegovinës, që nga koha e dyndjeve sllave 12 shekuj më parë e deri në ditët e sotme. Në pjesën e parë të artikullit përmenden momentet kryesore të zhvillimeve historike në ato treva, veçoritë etni…
OA Univers SQ

Tirana dhe Prishtina të mos bëjnë gjumë pa u zgjidhur “Çështja Mitrovica”

Nuri Dragoj
Ramadan Kelmendi ishte politikan dhe diplomat bashkëkohor që nuk pranonte kompromis me askënd në dëm të së vërtetës dhe qe i gatshëm të sakrifikonte jetën për Mitrovicën, Kosovën, për kauzën shqiptare. Ishte i qartë në mendime, analist që u parapriu ngjarjeve dhe jurist i shkëlqyer i së drejtës ndër…