Artikujt Revista Botuesit Lëndët

480 rezultate

Faqja 24 / 40

Dikotomia mes modernitetit teknologjik perëndimor dhe kulturës tradicionale Shqiptare në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX

Agron Mesi
Vitet e fundi të shekulli XIX dhe ato të fillimshekullit XX qenë vite ndryshimesh thelbësore në zhvillimin e historisë njerëzore në përgjithësi. Situata në pjesën perëndimore të kontinentit të “vjetër” europian ishte në kulmin e zbulimeve apo shpikjeve të reja teknike, në kulmin e afirmimeve intelek…

A ёshtё realizmi socialist njё arkiv ?

Raino Isto
Një sërë përpjekjesh studimore janë rrekur të përvijojnë joshjen që paraqet arkivi, jo vetëm nga ana e përmbajtjes, por edhe si formë (an)estetike, për modernizmin (dhe post-modernizmin). Megjithatë, derimë tani, përpjekjet për të kuptuar saktësisht marrëdhënien midis realizmit socialist dhe arkivit…

Tryezë shkencore “Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: Ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”

Evalda Paci
Më datën 27 prill 2022, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), organizoi tryezën shkencore me temë ”Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”…

Rreth ndihmesës së Nelo Drizarit në leksikografinë anglisht-shqip e shqip-anglisht

Valter Memisha
Në SHBA përmbi 100 e ca vjet jeton një komunitet shqiptar nga i cili kanë dalë figura të shquara, si F. Noli, F. Konica, K. Çekrezi, Q. Panariti, P. Prifti etj., që i kanë dhënë shumë kulturës sonë kombëtare. Midis tyre veçohet dhe Nelo Drizari (Zenel Hysen Sulaj) (1902-1976), i njohur si gazetar, s…
OA Shêjzat SQ

Skënberbeu

Vasil Alarupi
« Për fat të mirë të kombit t’onë, kemi pasur, në kohë të Skënderbeut, plot burra me kulturë që dinin të shkruanin Shqipen me gjithqë s’kishin një abetare a gramatikë të gjuhës. Po, sidomos, kemi pasur Shqiptarë të çquar që dinin të shkruanin në gjuhë të huaja e në mënyrë të veçantë zotëronin bukur …

Mësimi i gjuhës frënge në gjimnazet Rushdije dhe Idadije në Kosovë (1885-1912): Fillimi i formimit të elitës shqiptare “alla franga”

Sadik Mehmeti
Në kuadër të reformave arsimore, të ndërmarra në Perandorinë Osmane, rëndësi të madhe iu dha edhe modernizimit dhe hapjes së shkollave të mesme - gjimnazeve rushdije dhe idâdije të cilat ishin me karakter laik. Nga viti 1855 e këndej edhe në Kosovë (në kufijtë e sotëm administrativë), u hapën gjiths…

Ndryshimi i hapësirës së interpretimit dhe i audiencës: individual në skenik

Leontina Gega‑Musa
Krijimtaria folklorike, e shprehur nëpërmjet formave të njohura artistike, dikur ka pasur një kohë dhe një hapësirë të caktuar performance, para një audience gjithashtu të caktuar. Për shkak të një morie faktorësh, si pasojë e zhvillimit shoqëror, social dhe teknologjik, komunikimi i dikurshëm gojor…

Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi

Bekim Xhemili
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin me eksponate të reja. Muzeu i Kosovës përkundër vështirësive, rrethanave dhe sfidave që ka kaluar gjatë veprimtarisë së …

Boka e Kotorrit dhe Shqiptarët ndër shekuj: Ndërlidhja Adriatikase e harruar

Ylber Hysa
Kotorri me grykën e tij ka vazhduar të jetë një pikë e patejkalueshme ndërmjet Adriatikut dhe brendësisë ballkanike, një gravitim thelbësor në komunikimin historik, tregtar, kulturor dhe gjeopolitik gjatë historisë së gjatë. Kotorri në këtë mënyrë, ndër tjera, pati komunikim edhe të paevitueshëm me …
OA Shêjzat SQ

Përkujtojmë At Justin Rrotën

Karl Gurakuqi
Në nji kthinë të shkretë, pa orendi e pa asnji mirani, në nji shtrat hekuri, me nji Krisht në kryq përsipër në mur, atje në Shkodër, i harruem dhe i vetëm, ndrroi jetë me 21 të dhetorit 1964, në moshën 75 vjeçare, At Justin Rrota, frat shqiptar. E qau me lotë i vëllai i madhi Kolë Rrota në Vjenë, të…