Articles Journals Publishers Subjects

431 results

Page 23 / 36

Variante të hershme doktrinare në një kontekst të historisë së letërsisë së shkruar shqipe

Evalda Paci
Periodizimi i historisë së letërsisë së shkruar shqipe iniciohet me të drejtë me marrjen parasysh të kontributeve që nuk përbëjnë vetëm dokumente shkrimore të shkëputura në pikëpamje përmbajtjeje dhe plotësie tekstore. Të tilla tekste janë parë me vëmendje nga kritikët dhe studiuesit e letërsisë së …

Rreth vlerave gjuhësore të veprës fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit, hartuar nga Ali Jashari

Valter Memisha
Në vitin 2016 doli në qarkullim vepra Fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit, i hartuar nga prof. Ali Jashari. Ajo është një arritje e re me peshë në punën e këtij autori që njihet, ndër të tjera, si leksikolog e leksikograf i formuar, i identifikuar përmes punimeve monografike, botimeve leksikog…

Dosja 806 dhe procesverbali 6/VII/56 në arkivin e IGJL dhe lidhja e saj me realizmin socialist

Arian Leka
Përveç teksteve që janë botuar në formë monografish, artikujsh të veçantë apo përmbledhjet e tyre në libra teorikë e doracakë si edhe sprovat për sistemimin e një Historie të Letërsisë shqipe (shqiptare), përveç referateve të publikuar në shtypin letrar e politik të kohës e përtej veprave autoriale,…

Letërsia e vjetër shqipe si objekt vëzhgimesh ndërdisiplinore: Vlera e veçanti shkrimtarie ndër autorë dhe vepra

Evalda Paci
Ekzistenca e një traditë solide studimesh dhe gjurmimesh mbi letërsinë e vjetër shqipe dhe autorët kryesorë që e përfaqësojnë atë, dëshmon rëndësinë që kjo periudhë kohore, që kapërcen dy shekuj, vijon të ketë për studimet shqiptare dhe disiplina të veçanta të tyre. Janë studiuar prej kohësh tekstet…

Hyrje e veprës “Vëzhgime, kërkime dhe studime në lëmin e gjuhës shqipe” në 10 vëllime - Pjesa e parë

David Luka
Vepra “Vëzhgime, kërkime dhe studime në lëmin e gjuhës shqipe” në dhjetë vëllime (me 4558 faqe), përmbledh veprimtarinë e plotë shkencore tonën (të botuar e të pabotuar) të kryer për më shumë se katër dekada (1972-2017). Gjatë kësaj periudhe kemi botuar ndër revista të ndryshme shkencore rreth 150 t…

Frazeologjia në tri drama të Dritëro Agollit

Valter Memisha
Universi letrar i Dritëro Agollit ka mundësuar dhe mundëson analiza, kundrime e studime të shumta, të veçanta apo përfshirëse, paraqitëse apo të thelluara, të lidhura me çështje të përmbajtjes apo me ato të shprehjes gjuhësore. Në trajtesat e realizuara, si kudo, por edhe për këdo që i përket fushës…

Rreth veprës “Aлбанският говор в село мандрица” (E folmja shqipe në fshatin Mandricë)

Valter Memisha
Në vitin 2016, nga Universiteti për ekonomi kombëtare e botërore (Университет за национално и световно стопанство) në Sofje, Bullgari, botohet vepra “Албанският говор в село Мандрица / E folmja shqipe në fshatin Mandricë – Въз основа на изледванията на Димитър Шутерики и Махир Доми / Në bazë të stud…