280 results

Page 23 / 24

Rreth vlerave gjuhësore të veprës fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit, hartuar nga Ali Jashari

Valter Memisha
Në vitin 2016 doli në qarkullim vepra Fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit, i hartuar nga prof. Ali Jashari. Ajo është një arritje e re me peshë në punën e këtij autori që njihet, ndër të tjera, si leksikolog e leksikograf i formuar, i identifikuar përmes punimeve monografike, botimeve leksikog…

Gjurmime etimologjike në fjalorin arbëresh

Kolec Topalli
Arbërishtja e Italisë përbën një arkipelag gjuhësor, që është shkëputur valë-valë nga trungu i gjuhës-nënë para më shumë se pesë shekujsh. Duke mos qenë në kontakt me atdheun e lashtë dhe duke mos marrë pjesë në ndryshimet e shqipes, arbërishtja ka ruajtur fjalë e shprehje, forma gramatikore e struk…

Mes misionarit dhe stilistit (Nikaj, Koliqi)

Laura Smaqi
Jo pak është folur për rolin e rëndësishëm që ka luajtur krijimtaria letrare në periudha të ndryshme si në aspektin e dëshmimit të gjuhës shqipe, ashtu dhe të propagandimit të idesë kombëtare, të orientimit të shqiptarëve drejt qëndrimeve sa më përbashkuese. Mes shembujve të shumtë, të vlefshëm për …

Tekstet e vjetra shqipe në një optikë të hulumtimeve në fushë të historisë së letërsisë së shkruar shqipe

Evalda Paci
Një traditë solide studimesh e gjurmimesh të orientuara nga historia e letërsisë së shkruar shqipe ka pasur prej kohësh në vëmendje të saj shkrimet e vjetra shqipe, të renditura ndër dëshmitë më të rëndësishme të një periudhe që përveç se përforcon interesat studimore mbi një vend mjaft interesant n…

Huazimet nga anglishtja në terminologjinë e së drejtës në gjuhën shqipe

Svjetllana Titini
Ndryshimet në jetën ekonomike, politike e shoqërore të vendit tonë pas viteve ‘90 u pasqyruan gjerësisht edhe në gjuhë, në mënyrë të veçantë në leksik. Ajo që bie në sy, në këtë periudhë, janë përmasat shqetësuese që mori dukuria e huazimit për shkak të hyrjes së pakontrolluar të fjalëve të huaja në…

Fjalë e shprehje popullore nga fusha tematike e ngjyrave (e folmja e Dibrës, zona e Ujemujes)

Bledar Shehu
Mendojmë se ka arsye për t’u marrë me vjeljen dhe studimin e emërtimeve të ngjyrave (kromonimet)1 në gjuhën shqipe. Së pari, ato përbëjnë një grup tematik mjaft të gjerë.2 Së dyti, kemi vënë re se ka vjelje, studime e punime për grupe të tjera tematike, le të themi, për emërtimet e bimëve, të njerë…

“Erveheja” e M. Kyçykut dhe novela e nëntë e ditës së dytë të “Dekameronit” të Bokaços

Klara Kodra
“Erveheja”, novela e njohur në vargje e njerit prej poetëve më të spikatur të “shkollës” së bejtexhinjve, Muhamet Kyçykut (Çamit), është edhe novela e parë e letërsisë shqiptare. U shkrua më 1826 dhe pa dritën më 1888, në saje të një përfaqësuesi të Rilindjes shqiptare, Jani Vretos që mori nismën p…