Artikujt Revista Botuesit Lëndët

401 rezultate

Faqja 22 / 34

Projekt me vlerë dhe peshë të madhe për epikologjinë shqiptare, por edhe ato ballkanike, evropiane dhe botërore

Shaban Hasangjekaj
Përmbajtje e shkurtër: Projekti Eposi i Kreshnikëve monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi, 2012-2016, i miratuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, i hartuar, i udhëhequr dhe i realizuar nga studiuesi Zymer Ujkan Neziri, ku janë p…

Trashëgimia kulturore e Kosovës dhe lufta e viteve 1998-1999

Valon Shkodra
Në këtë kumtesë do të trajtojmë trashëgiminë kulturore të Kosovës pikërisht për luftën e fundit. Kësaj here ne jemi fokusuar në qasjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Pyetja jonë hulumtuese është: si kanë reflektuar këto organizata për trashëgiminë kulturore, sa ka qenë kontributi i tyre për…

Praktikat e trefishta magjiko-rituale në sferën kulturore të vdekjes dhe të zisë

Bledar Kondi
Qytetërimet e botës antike, fetë e mëdha dhe shumë shoqëri tradicionale i atribuojnë numrit tre një fuqi magjike dhe vlerë vitale që depërton, modelon dhe shpjegon çdo fjalë të shqiptuar tri herë, çdo veprim të kryer tri herë, çdo simbol të vizualizuar tri herë në ngjarjet mitike dhe inskenimet e ty…

Tingujt e ndryshimit: (r)evolucioni i skenës muzikore në Kosovë

Visar Munishi
Deri në fillim të viteve 1990 muzika e shqiptarëve të Kosovës ka pasur 'stabilitet' në uniformitetin e saj dhe evoluim të ngadaltë drejt ndryshimeve që koha i sillte. Në aspektin e për- gjithshëm muzikor të asaj kohe dhe në aspektin e shpërndarjes gjeo- grafike, ajo ndahej në muzikën urbane dhe në t…

Rruga drejt përzierjes së zhanreve

Leontina Gega-Musa, Lumnije Kadriu
Pothuajse të gjitha zhanret muzikore kanë veçoritë e tyre dhe priren të ruajnë origjinalitetin. Veçoritë e zhanreve muzikore, ku bën pjesë edhe interpretimi dhe pastaj adhurimi i një zhanri të caktuar muzikor, shpeshherë bëhen përcaktues identifikimi me një grup të caktuar (nën)kulturor. Muzika popu…

Praktikat muzikore dhe roli i amatorizmit dhe i veprimtarisë së shoqërive kulturore - muzikore në kosovë në pjesën e parë të shekullit xx

Kristina Perkola
Ky studim nënvizon rëndësinë e aktivitetit të shoqërive kulturore - muzikore në pjesën e parë të shekullit XX. Zhvillimet kulturore të bëra në vitet para Luftës së Dytë Botërore përbëjnë një pikë kyçe diskutimi, duke nënvizuar lidhjen intime me zhvillimet muzikore të asaj periudhe, të cilat domosdos…

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ritin e vdekjes

Vlorë Fetaj-Berisha, Angjelina Hamza-Hasanaj
Vdekja si pjesë e ciklit jetësor të njeriut, ka qenë në vëmendjen e tij që nga ekzistenca e njerëzimit. Riti i vdekjes zë një vend të rëndësishëm në kulturën shqiptare. Gjatë ritit të vdekjes janë kryer shumë rituale, bazuar në besime e veprime të ndryshme magjike. Ky rit ka ndryshuar si pasojë e fa…
OA Univers SQ

Kontributi i Rexhep Vokës për edukimin në dijet humane dhe fetare të epokës së Rilindjes

Vebi Bexheti
Rexhep Voka mbeti një personalitet i shquar fetar, që e zgjidhi drejt raportin fe-atdhe dhe njëri nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare. Veprimtaria e tij praktike dhe teorike, ishte në shërbim të emancipimit shoqëror të bashkëkombasve të vet. Morali i tij si teolog dhe atdhetar përputhet m…
OA Univers SQ

Të jesh Imam në epokën digjitale

Eljesa Asani
Epoka Digjitale me risitë e saj që sjellë, paraqet sfida por edhe mundësi për njerëzimin. Krahas zhvillimeve me shpejtësi marramendëse, kemi përgjegjësinë që njerëzve t’i ofrojmë një model të frymëzuar nga mësimet islame. Ndryshimet dhe risitë që sjell Epoka Digjitale do të jenë pa dyshim edhe në qe…
OA Univers SQ

Ekstrakt nga vëllimi “Horizonte Etnokulturore”, botimi i dytë, Tiranë 2021, 1131 faqe

Ramazan Bogdani
Vëllimi “Horizonte etnokulturore” shënon të 20-tin të botimeve të prof. Ramazan H. Bogdani gjatë një periudhe 44-vjeçare, 1976-2020. I trajtuar me nocionet emërtuese horizonte dhe etnokulturorë, sigurisht që dëshmon për një gjithësi materiale dhe shpirtërore të traditave tona, në vështrimin etnograf…
OA Univers SQ

Disa të dhëna të reja nga burimet Osmane për kalanë e vjetër në Vushtrri

Jeton Sallahu, Gentrit Smakaj
 Në ditët e sotme, kur  flasim për qytetin e Vushtrrisë, zakonisht mendja e të gjithëve shkon tek antikiteti.  Ndër monumentet identifikuese të saj mund të përmendim, atë që është quajtur me emra të ndryshëm si Kalaja e Vjetër, Kalaja e Qytetit, Kalaja e Vushtrrisë, apo që mund të haset edhe me ndon…
OA Univers SQ

Shteti dhe raporti me religjonet në Shqipëri (1920-1967)

Xhafer Sadiku
Diskutimi për formimin e shtetit shqiptar përfshiu edhe religjionin. Me shpalljen e Pavarësisë, qeveria e dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës e ruajti status quo-në e trashëguar nga Perandoria Osmane për çështjet fetare në Shqipëri. Sipas kapitulacioneve, ortodoksët i ruajtën lidhjet me Patrikanën dh…