Me këtë hulumtim synuam vlerësimin e qëndrimit të mësimdhënësve lidhur me kurrikulën e re, sfidat e zbatimit, si dhe çështje të procesit para zbatimit, siç janë trajnimet për përgatitjen e tyre për zbatim. Hulumtimin e realizuam nëpërmjet qasjes sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore i grumbulluam …
Zhvillimi i kurrikulës së bazuar në kompetenca dhe zbatimi i saj është një temë aktuale, me rëndësi të veçantë në hulumtimet e fundit në Kosovë. Edhe pse reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës ka filluar para tetë vjetësh, ende nuk është bërë zbërthimi i plotë i saj në…
Procesi edukativ, që përkrah dhe mbështet zhvillimin më të mirë të fëmijës, është baza e veprimtarive të institucioneve parashkollore. Ky proces i vazhdueshëm edukativ duhet t’u kushtojë rëndësi të veçantë fëmijëve, personalitetit individual të tyre, nga momenti që fillojnë edukimin parashkollor, du…
Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë praktikat e monitorimit të mësimdhënësve në mësim, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Përmes këtij punimi, kemi synuar të kuptojmë se sa shpesh monitorohen mësimdhënësit në mësim, kush e bën monitorimin, cili është ndikimi në përmirësimin e re…
Qëllimi i këtij studimi është vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së edukatoreve të moshës mbi 55 vjeç, të cilat punojnë me fëmijët 0-3 vjeç, dhe niveli i cilësisë së punës së tyre. Që përmbajtja dhe rezultatet e këtij punimi të jenë më të plota dhe më konkrete, kemi
shqyrtuar burime teorike/literaturë…
Bota po ndryshon me ritëm të shpejtë, bashkë me teknologjitë digjitale, të cilat po e transformojnë secilin aspekt të jetës, të shoqërisë dhe të ekonomisë.
Në Kosovë nuk janë bërë hulumtime specifike për përgatitjen e mësimdhënësve të gjuhëve të huaja në nivel të kompet…
Qëllimi i hulumtimit është të analizojë format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Rëndësia e formave të komunikimit mësimdhënës-prindër është shumëdimensionale dhe informimi reciprok i tyre ka rol vendimtar për të qenë nxënësit të suk…
Kosova ka filluar zbatimin e sistemit të vlerësimit të maturantëve me Provim të Maturës Shtetërore nga viti 2006. Ky proces ka ngritur debate, polemika dhe shqetësime, për cilësinë e maturës dhe besueshmërinë e rezultateve të saj, për shkak të parregullsive të shumta, formave të n…
Aftësimi i mësimdhënësve të ardhshëm (mësimdhënësve para shërbimit) për kërkime shkencore është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për avancimin e arsimit. Në këtë hulumtim, jemi fokusuar tek aftësimi i studentëve për kërkim, si një prej aftësive themelore që kërkohet nga ta …
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen koordinatorët e cilësisë në realizimin e detyrave, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Nëpërmjet këtij hulumtimi kemi synuar të vlerësojmë gjendjen aktuale në shkollat që kanë koordin…