Articles Journals Publishers Subjects

365 results

Page 22 / 31

Arkivi audio-vizual i Institutit të Antropologjisë: përqasje studimi

Mikaela Minga · Akademia e Studimeve Albanologjike
Arkivi Audiovizual i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve (IAKSA) përmban dokumente të kulturës tradicionale, të regjistruara në formate të ndryshme, në zë dhe në figurë. Arkivi i ka fillesat në vitin 1960, me krijimin e Institutit të folklorit muzikor e gojor.1 Kjo kumtesë …

Koleksionet muzeore në muzeun historik kombëtar dhe roli i tyre në rrëfimin e historisë

Dorian Koçi · Muzeu Historik Kombëtar
Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar gjenden rreth 6.200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Për konceptimin dhe përmbajtjen e Muzeut Historik Kombëtar punoi një grup pune, …

Fondi arkivor në fushën e mbrojtjes - trashëgimi kombëtare e vyer për mendimin politiko-ushtarak Shqiptar.

Kadri Dauti · Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura, Ministria e Mbr…
Përgjatë këtij çerek shekulli sistem demokratik në Shqipëri janë shkruar vlerësime dhe janë bërë analiza në fushën e mbrojtjes, veçanërisht për periudhën e sistemit totalitar 1945-1990. Në shumë prej tyre vërehen qëndrime të skajshme, mbivlerësime apo nënvleftësime jo thjesht të lidhur me vetë formi…

Rëndësia e arkivave dhe dokumenteve kishtare në Kosovë nga fillimi I shek. XX deri në luftën e dytë botërore

Luigj Nrejaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Territori i Dardanisë Antike, duke qenë pjesë e një udhëkryqi gjeostrategjik, ka bërë që në të të gërshetoheshin kultura të ndryshme gjatë rrjedhave të historisë. Falë kësaj pozite gjeografike, dardanët ishin në mesin e atyre fiseve ilire që përqafuan që herët krishterimin. Si të krishterë, dardanët…

E drejta e qasjes në dokumentet arkivore kusht për realizimin e të drejtave të njeriut

Fikrie Berisha · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Ashtu sikurse që është e drejta e qytetarit për informim e drejtë themelore, po ashtu edhe e drejta për të pasur qasje në dokumentet publike është një e drejtë elementare e njeriut, të cilat janë të përcaktuara edhe me Konventat Ndërkombëtare. Kjo e drejtë gjithashtu është një element që pasqyron ed…

Menaxhimi i programeve për ruajtjen e historisë dhe vlerësimi i lëndës arkivore

Kosovar Alija · Universitetin i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti…
Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre të ruajtjes, bartësit e ruajtjes së trashëgimisë historike kanë futur terma të ndryshme për veprim të njëjtë siç janë: ruajtje (preservation), restaurim(restauration), rikonstruktim (reconstruction) dhe rehabilitim për të cilat ka konfuzion dhe dallime lidhur …

Digjitalizimi i dokumenteve arkivore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

Bekim Aliu · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është një institucion shtetëror që identifikon, ruan dhe ofron qasje në fonde dhe koleksione arkivore. Këto fonde dhe koleksione mirëmbahen dhe ruhen për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, sigurojnë llogaridhënien e qeverisë dhe dokumentojnë përvojën kombë…

Arkivat dhe puna arkivore në Kosovë

Ramë Manaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Në kuadër të temës së sipër titulluar, me një shtjellim të padetajuar, prezantohen Arkivat e Kosovës, aspekte të veprimtarisë së tyre, të historikut, organizimit dhe zhvillimit, misionit dhe funksionit të tyre. Periudha që mbulon ky shtjellim fillon në vitin 1951, kur legalisht institucionalizohet k…

Gjendja e arkivave dhe puna arkivore në Shqipëri nga fillimi i shek. XX deri në përfundim të luftës II botërore

Ivan Loli
Historia e arkivave në Shqipëri ka ndjekur, në vazhdimësi, të njëjtat zhvillime me ato të shumë vendeve të tjera, duke ndjekur po atë ritëm si zhvillimet shoqërore, ekonomike, politike e kulturore, produkt të zhvillimeve të historisë shqiptare në përgjithësi. Kujdesi për krijimin dhe trajtimin e dok…

Transferimi në ASHV Durrës i dokumenteve të njësive të qeverisjes vendore të shkrira për shkak të reformës administrativo-territoriale

Leonard Durmishi · Drejtoria Rajonale e Arkivit Shtetëror Durrës
Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri pati transferime të mëdha dokumentesh si pasojë e mbylljeve të veprimtarisë të ndërmarrjeve dhe institucioneve politike dhe shtetërore. Në këto kushte në vitet 1992-1996 u veprua me shpejtësi për krijimin e një rrjeti të plotësuar të arkivave vendore, që filluan …

Sfidat e përpunimit të dokumentacionit në rrjetin arkivor kombëtar

Ardit Bido · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Sfida kryesore e rrjetit arkivor në cilindo vend është përmbushja e misionit bazë të tij, ruajtjes së memories kolektive kombëtare. Në këtë kuptim, sfida e përpunimit dhe dorëzimit të rregullt të dokumentacionit arkivor duhet të vlerësohet si çështja më e rëndësishme, pasi pa bazën e vetë, lëndën ar…