Articles Journals Publishers Subjects

433 results

Page 2 / 37
OA Kosova SQ

Shtypi i fshehtë-gazeta si instrument komunikimi dhe rezistence nga organizatat e fshehta me karakter çlirimtar në Kosovë gjatë vitit 1970-1981

Fatmir Arifi, Dorina Daiu
Ky studim synon të ofrojë një analizë të thelluar të tipologjisë së komunikimit të organizatave të fshehta me karakter çlirimtar në Kosovë gjatë periudhës 1970-1981, duke vendosur në epiqendër rolin që ka luajtur shtypi i fshehtë si formë alternative dhe e domosdoshme e komunikimit politik, ideologj…

FIGURAT E SHQUARA DHE KONTRIBUTI I TYRE NË FORMËSIMIN E GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP

Xhemile Abdiu
Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto, në shkurt të vitit 1879, botuan librin Alfabetare e gjuhësë shqip, në të njëjtin vit kur u themelua edhe Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip. Kjo vepër, me karakter enciklopedik dhe didaktik, konsiderohet si botimi i parë kolektiv i Rilindjes Kombëtare m…

Instituti “Kyriaz” nga gur themeli i arsimit kombëtar shqiptar në tempull i trashëgimisë kulturore e historike, që ka nevojë për mbrojtje e konservim

Edlir Orhani
Kolegji Universitar “Qiriazi” e ka zanafillën që në vitin 1922, kur Parashqevi Qiriazi (1887–1971), Sevasti Qiriazi (1871–1949) dhe Kristo Dako (1876–1941) themeluan Institutin Femëror “Kyrias” në Kodër-Kamëz. Ky institut u krijua me synimin për të promovuar emancipimin e gruas, arsimimin, barazinë …

Të dhënat dokumentare dhe historiku i njohjes së teksteve të vjetra shqipe

Evalda Paci
Në këtë trajtesë synohet të vihet në dukje rëndësia e disponimit të të dhënave konkrete mbi jetëshkrimin e autorëve që përfaqësojnë periudhat më të hershme të zhvillimit të kulturës së shkrimit shqip dhe të historisë së letërsisë së shkruar shqipe. Të tilla të dhëna në disa botime shënohen në mënyrë…

Zbatimi në praktikë i aftësive pedagogjike të edukatores në punë me fëmijë të moshës 3-6 vjeç

Mevlude Gashi
Zbatimi në praktikë i aftësive pedagogjike të edukatores për punë me fëmijë është prezantim i përvojave për të menaxhuar veprimtarinë edukative, gjegjësisht planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e arritjeve të të nxënit te fëmijët. Mangësitë eventuale në zbatimin e këtyre praktikave ndikojnë në…
OA Univers SQ

Fillimet e Rilindjes Kombëtare në vitet '40 të shekullit XIX

Mr. sc. Fahredin Shabani
Shkalla e lartë e integrimit të kulturës shqiptare deri në fund të shekullit XVIII i dha frymë edhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në sajë te kulturës shpirtërore dhe materiale mjaft të zhvilluar atëherë, shkalla e ndërgjegjes kombetare ishte më e lartë se simotrat e saj te popujt e tjerë nën robë…
OA Univers SQ

Shpjegime mbi kuptimin e drejtë të riteve islame në jetën e përditshme

Alban Kodra
Për veprimet apo sjelljet e çdo njeriu, Allahu i Madhërishëm ka caktuar rregulla të veçanta duke synuar që njeriu të përmbushë qëllimin e krijimit të tij duke i respektuar ato. Edhe për rastet e gëzimit dhe pikëllimit që njeriu përjeton gjatë jetes së tij, Islami ka caktuar rregulla të tilla. K…