Articles Journals Publishers Subjects

1,768 results

Page 2 / 148

Prirje të zhvillimit të terminologjisë shqipe pas Luftës së Dytë Botërore

Abdurrahim Maxhuni
Terminologjia shqipe pas LDB-së mori kahe të duhura shkencore. Jo vetëm se, si çështje mori vëmendje edhe më të madhe nga gjuhëtarë, por edhe u krijuan kushte më të mira për përudhjen e saj. Filluan të botoheshin revista shkencore, në të cilat zinin vend probleme të ndryshme të kësaj fushe, u themel…
OA Univers SQ

Thoma Turtulli dhe mirëbërës të tjerë të arsimit në Korçë (1912-1939)

Prof. as. dr. Iljaz GOGAJ
Korça, së bashku me rrethinat e saj, zotëron tradita të lashta dhe të vyera në fushën e bamirësisë, veçanërisht në kontributin për përparimin e arsimit dhe kulturës. Ndër ata mirëbërës që kanë kryer vepra të rëndësishme bamirësie gjatë jetës së tyre, duhet përmendur pa dyshim një nga bamirësit më të…
OA Univers SQ

Gjurmë etnokoreografike nga një ekspeditë në Dukagjin të Shkodrës

Prof. dr. Ramazan BOGDANI
Autori i këtij punimi është bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë një ekspedite kërkimore shkencore për probleme të folklorit, e organizuar nga ish-Instituti i Folklorit në zonën e Dukagjinit nga 16 tetor deri më 15 nëntor 1972, në të cilën ka marrë pjesë edhe vetë autori. Fillimisht, objekti i këti…
OA Univers SQ

Veshjet e qytetit të Shkodrës sipas këngëve popullore

Prof. dr. Afërdita ONUZI
Këngët popullore të qytetit të Shkodrës janë me interes jo vetëm për studimet në fushën e etnomuzikologjisë, por edhe për etnologët dhe historianët. Përmes tyre, ne marrim informacion të pasur mbi aspekte të ndryshme të jetës urbane në Shkodër, nivelin e saj shoqëror, ekonomik dhe kulturor në periud…
OA Univers SQ

Idetë e humanizmit në krijimtarinë e Bejtexhinjve

Balil GJINI
Jemi mësuar që poezinë e shekujve të mëparshëm ta quajmë bejte dhe autorët e saj bejtexhinj. Kjo fjalë është shndërruar në një sintagmë me kuptim ngjyrues negativ. Vetvetiu të vjen ndër mend se përderisa thirreshin bejtexhinj, ata që për dy - tre shekuj ushtroheshin në mjeshtërinë e poezisë, duhet t…
OA Univers SQ

Vlera shkencore e të mësuarit islam dhe domethënia e tolerancës ndërfetare

Akademik Jashar REXHEPAGIQ
Pranimi i Islamit ndër popujt e Ballkanit, përfshirë shqiptarët, ndodhi kryesisht në mënyrë paqësore dhe u ndikua nga afërsitë kulturore, gjuhësore dhe fetare, më shumë sesa nga përdorimi i forcës. Prandaj, termi “pranimi i Islamit” është më i saktë se “islamizimi”, i cili shpesh bart kuptime histor…
OA Univers SQ

"Leximi i mendjes së Muslimanit" i Dr. Hassan Hathout, një reflektim filozofik bashkëkohor

Dr. Myslim HOTOVA
Autori i këtij libri, Dr. Hassan Hathout, personalitet enciklopedik egjipto-amerikan (mjek, shkencëtar, mësues, orator, mendimtar, poet, dijtar islam), kur shkroi këtë libër po mbushte 70 vjet.Duke qenë dy kulturash dhe dy gjuhësh, ai e kuptoi se Islami njihet gjërësisht në perëndim jo për atë që ës…
OA Univers SQ

Lidhjet familjare të Kastriotëve dhe Mamica

Prof. as. dr. Luan MALLTEZI
Në lidhje me familjen e Skënderbeut, pra me vëllezërit dhe motrat e tij, ekzistojnë shumë pak burime arkivore. Shumica e të dhënave jepen nga Barleti, Muzaka, Frangu dhe autorë të mëvonshëm si Biemmi. Burimet arkivore të Venedikut e përmendin Mamica Kastriotin vetëm një herë, pas vdekjes së Skënderb…