Articles Journals Publishers Subjects

45 results

Page 2 / 4
OA Univers SQ

Onomastika në veprën e Thimi Mitkos

Faton Krasniqi
Onomastika e folklorit në veprën e Thimi Mitkos është një nga pjesët më të rëndësishme dhe njëherazi, shumë e pasur me emra të përveçëm vendesh e njerëzish, toponime e antroponime që janë pasqyruar në veprën e tij. Në veprën e Thimi Mitkos, përpos onomastikës, gjenden elemente logjike, etike, psikol…

Krijimtaria dhe kritika letrare binom i pandalshëm, i domosdoshëm dhe me ndërveprim reciprok

Spiro Gjoni
Një brez i tërë fëmijësh dhe të rinjsh, që sot janë në moshën e tyre të pjekurisë e njohin shkrimtarin dhe krijuesin e një numri jo të vogël krijimesh, duke nisur nga përrallat e fabulat e duke vazhduar me tregimet, novelat e romanet. E njohin dhe i kanë lexuar librat e tij me mbretër e me luftëtarë…
OA Univers SQ

Burimet historike nën këndvështrimin e rilindasve dhe intelektualëve shqiptarë

Kujtim Nuro
Rilindësit dhe intelektualët shqiptarë gjithmonë kanë mbështetur mendimin se një popull që nuk ka historinë e vet, “zihet si i vdekur”. Njëkohësisht, në këtë kohë, edhe qarqet politike dhe kulturore të Europës, kur po shihnin se rënia e Perandorisë Osmane ishte shumë e afërt, filluan ta rrisnin gjit…

Mërgimi i fjalës si 'mit' dhe evolucioni i shqipes letrare: rasti i poezisë dygjuhëshe

Blerina Suta
Poezia dygjuhëshe në traditën letrare shqiptare, sidomos ajo shqip-italisht, zhvilluar në rrethana specifike të rrezikut historik të bjerrjes, ka kryer në rrafsh të gjuhës letrare atë funksion të ruajtjes dhe zgjerimit që gjuha e folur pati kryer në vazhdimësi në zonat apo qarqet kulturore kufitare …

Rapsodi të pabotuara të f. A. Santorit: cikli “Kënka jushtërore” (këngët e luftës)

Merita Bruci, Zeqirja Neziri
Në këtë editio princeps të ciklit të rapsodive “Kënka jushtërore” mbledhur e përpunuar nga F. A. Santori do të hedhim dritë mbi një aspekt pak apo aspak të njohur të një shkrimtari shumë prodhimtar arbëresh të shekullit XIX, kontributi i të cilit pak përmendet e mbahet parasysh: Franqisk Anton Santo…

Besnikëri dhe fantazi në pasqyrimin e epokës dhe figurës së Skënderbeut në letërsinë Arbëreshe

Klara Kodra
Problemi i pasqyrimit të epokës dhe figurës së Skënderbeut në letërsinë arbëreshe është marrë në shqyrtim nga studiues të ndryshëm si Markianoi, Gualtieri, Shuteriqi, Xhaxhiu, gjithashtu edhe nga ne në artikuj, kumtesa, studime. Ky problem po shihet tani në dritë të re duke vështruar raportin midis …
OA Univers SQ

Jeronim de Rada në tekstet shkollore shqiptare përgjatë viteve 1912-1944

Dr. Jolanda Lila
Epiqendër e kësaj kumtese shkencore është hapësira që zë në tekstet shkollore figura e Jeronim De Radës përgjatë viteve 1912-1944 dhe mënyra e trajtimit të veprës së tij në këto tekste. Për herë të parë në programet shkollore shqiptare, emrin e Jeronim De Radës e ndeshim në vitin 1925, në tekstin e …

Gjurmime etimologjike në fjalorin arbëresh

Kolec Topalli
Arbërishtja e Italisë përbën një arkipelag gjuhësor, që është shkëputur valë-valë nga trungu i gjuhës-nënë para më shumë se pesë shekujsh. Duke mos qenë në kontakt me atdheun e lashtë dhe duke mos marrë pjesë në ndryshimet e shqipes, arbërishtja ka ruajtur fjalë e shprehje, forma gramatikore e struk…

Letërsia artistike dhe leksiku dialektor

Kolec Topalli
Në kushtet e ndarjeve gjeografike, administrative e historike të shekujve të kaluar, është e natyrshme që krijohen dialekte, nëndialekte e të folme krahinore dhe në kushtet e mungesës së një gjuhe të njësuar, edhe letërsia artistike s’mund të jetë ndryshe veçse krijimtari dialektore. Çdo shkrimtar n…