Nga vepra “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” VIII
TËRHÚZ fol. “tremb kalin, e bëj të mos i shtrohet kalorësit”, “zemërohem, tërbohem”. Fjalë kryesisht e gegërishtes. Dëshmohet në fjalorin e Junkut, që ka mbiemrin i tërhuzt “furioso”. Formim i brendshëm prej emrit huj “ves, zemërim, inat”, që përdoret për njerëzit dhe për kafshët, sidomos për kalin;…