2,330 results

Page 192 / 195

Filologjia shqiptare dhe tekstologjia

Shefkije Islamaj
Botimet kritike të veprave të autorëve të mëdhenj dhe studimet e tyre tekstologjike sot janë një mungesë e madhe për historinë e letërsisë shqipe dhe për historinë e gjuhës shqipe. Filologjia shqiptare, me gjithë të arriturat e konsiderueshme, vazhdon të ketë mungesa të ndjeshme në disa fusha të sa…

Probleme të njësive sintaksore

Thoma Dhima
Në gjuhësinë shqiptare të sotme bëhet fjalë për katër njësi sintaksore: gjymtyra, togfjalëshi, fjalia dhe periudha. Për periudhën ka pasur dhe ka diskutime dhe si rezultat për këtë njësi sintaksore kanë ardhur edhe dy emërtime të tjera: frazë dhe fjali e përbërë. Në gjuhësinë e sotme botërore gjymt…

Nyja joshquese e gjuhës shqipe

Kolec Topalli
Gjuha shqipe ka dy lloje nyjash: shquese dhe joshquese. Ndërsa e para është bërë objekt i shumë studimeve në aspektin sinkronik e diakronik, e dyta është trajtuar fare pak. Kjo për arsye se ndryshimet e nyjës joshquese janë shumë më të pakta se ato të nyjës shquese, e cila, duke iu ngjitur emrit, k…

Vëzhgime rreth anaforave në gjuhën shqipe

Anila Çepani
Termi anaforë përdoret në kontekste të shumta dhe me kuptime të ndryshme, në letërsi dhe në gjuhësi. Në këtë punim do t’i referohemi anaforës në gjuhësi, që përfshin çdo proces të rimarrjes së një sintagme emërore SE, së një sintagme foljore (SF), por dhe të një pjese fjalie ose një fjalie të tërë.

Antiromani “Oh” i Anton Pashkut

Klara Kodra
Romani “Oh” është romani i parë dhe i fundit i A.Pashkut. Romani “Oh” është antiromani i parë dhe i fundit i letërsisë shqiptare. Me këtë vepër shkrimtari bënte një hop krijues nga lloji i shkurtër i prozës në prozën e gjatë. Me këtë vepër A. Pashku bënte që letërsia shqiptare të realizonte një hop …

Pjetër Bogdani, Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), Botim kritik përgatitur nga Anila Omari, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 950 fq., Tiranë, 2005

Tefë Topalli
Pjetër Bogdani që kulmon dhe mbyll me veprën e vet gjithë prodhimin letrar e gjuhësor të Shkrimtarëve të Vjetër të Veriut, është bërë prej më se gjysmë shekulli objekt studimi e hulumtimi i filologëve dhe gjuhëtarëve të huaj e vendas, duke ngjallur interes të veçantë si krijues origjinal që shënon n…

Naim Frashëri në botën gjermanofone

Ina Arapi
Shpesh kur flitet për jetën e Naim Frashërit (1846-1900) përmendet pa shumë hollësi dhe qëndrimi i tij gjashtëmujor me qëllime kurimi në Baden të Austrisë. Para disa vjetësh, me rastin e 100-vjetorit të vdekjes, më lindi dëshira për ta ndriçuar pak më nga afer këtë episod nga jeta e poetit të adhuru…