Punimi “Specifikat e mësimdhënies për nxënësit me aftësi të kufizuara Intelektuale’’ është realizuar përmes studimit të burimeve të ndryshme lidhur me problemin dhe hulumtimit në terren. Qëllimi i studimit ishte të identifikojë specifika të mësimdhënies së suksesshme të nxënësve me aftësi të kufizua…
Me këtë studim kemi trajtuar çështjen zhvillimit të mësimdhënësve në fazën e hyrjes në profesion, gjegjësisht praktikat dhe zhvillimet në sisteme të ndryshme arsimore për fazën e hyrjes në mësimdhënie, si dhe mënyrën se si mësimdhënësit fillestarë në Kosovë e perceptojnë këtë fazë të zhvillimit në k…
Bazuar në rëndësinë që ka edukimi në fëmijërinë e hershme dhe në gjendjen aktuale, në të cilën ndodhet ky nivel i edukimit në Kosovë, është e domosdoshme që edukimi parashkollor të ketë një vend meritor në sistemin tonë të arsimit. Edhe pse është në rritje numri i institucioneve parashkollore publik…
Me këtë hulumtim synuam vlerësimin e qëndrimit të mësimdhënësve lidhur me kurrikulën e re, sfidat e zbatimit, si dhe çështje të procesit para zbatimit, siç janë trajnimet për përgatitjen e tyre për zbatim. Hulumtimin e realizuam nëpërmjet qasjes sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore i grumbulluam …
Mësimi tërëditor është një iniciativë e filluar në vitet e fundit në shkollat e Republikës së Kosovës dhe e pilotuar në dhjetë shkolla, në komunat Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Me qëllim që të mësojmë më shumë për përvojat e këtyre shkollave, është realizuar ky hulumtim, qëllimi i të cilit është të…
Procesi edukativ, që përkrah dhe mbështet zhvillimin më të mirë të fëmijës, është baza e veprimtarive të institucioneve parashkollore. Ky proces i vazhdueshëm edukativ duhet t’u kushtojë rëndësi të veçantë fëmijëve, personalitetit individual të tyre, nga momenti që fillojnë edukimin parashkollor, du…
Qëllimi i këtij studimi është vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së edukatoreve të moshës mbi 55 vjeç, të cilat punojnë me fëmijët 0-3 vjeç, dhe niveli i cilësisë së punës së tyre. Që përmbajtja dhe rezultatet e këtij punimi të jenë më të plota dhe më konkrete, kemi
shqyrtuar burime teorike/literaturë…
Të shkruarit është një ndër shkathtësitë themelore të gjuhës, të cilën nxënësit e përvetësojnë gjatë arsimit fillor. Është shumë e rëndësishme (thelbësore) që të gjithë nxënësit të shkruajnë mirë dhe pa gabime. Përmes hulumtimit, mblodhëm të dhëna lidhur me shkathtësitë e nxënësve në shkrim.
Qëlli…
Qëllimi i shqyrtimit të rolit të mësuesit, si faktor motivues i nxënësve për nxënie, është sheshimi i momenteve më të rëndësishme që ngërthen në vete vetë koncepti motivim për nxënie. Ky punim është ekskluzivisht një trajtim teorik, i bazuar në burimet që trajtojnë çështjen e motivimit dhe të mësimd…
Studimi trajton rolin e televizioneve me frekuencë tokësore, RTK, KTV, RTV21 dhe televizionit kabllor KLAN Kosova, në edukimin e fëmijëve të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. Qëllimi i studimit është të identifikojë se deri në cilin nivel televizionet e ndihmojnë edukimin e nxënësve të a…
Kosova ka filluar zbatimin e sistemit të vlerësimit të maturantëve me Provim të Maturës Shtetërore nga viti 2006. Ky proces ka ngritur debate, polemika dhe shqetësime, për cilësinë e maturës dhe besueshmërinë e rezultateve të saj, për shkak të parregullsive të shumta, formave të n…