Artikujt Revista Botuesit Lëndët

275 rezultate

Faqja 16 / 23
OA Univers SQ

Një monografi për zhvillimin e kulturës shqiptare me ndikime orientale

Prof. Dr. Emil Lafe
Mbi librin e Nehat Krasniqit, “Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare”. Instituti Albanologjik. Prishtinë, 2017 Ky  libër  i  Prof.  Dr.  Nehat  Krasniqit,  hulumtues  i  njohur i periudhës osmane në historinë dhe kulturën e sh…

Kinizmat dhe kalkimet me përmbajtje kineze në letrat shqipe në romanet “Koncert në fund të dimrit” (I. Kadare) dhe “Dragoi i fildishtë” (F. Kongoli) e ndonjë tjetër

Ruzhdi Stringa
Kur përmend letra të shkruara, nisur nga qëllimi i vënë që në titull, do të mbaj parasysh fillimisht letërsinë, dhe pastaj lajmëtarinë. Veprat letrare lexohen më shumë për kënaqësi, por edhe për njohuri, më pak për informim; lajmet lexohen, në përgjithësi, për t’u informuar. Këtë nuk e them unë i pa…

Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe

Ilirian Martiri
Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, ku u shqua për rezultate të larta. Menjëherë pas dipl…

Dukuri të ndërgjuhës tek shqipfolësi me italishten si gjuhë të dytë

Valbona Sinanaj
Globalizimi i shoqërisë dhe prania e shumë kulturave, shpejtësia dhe intensiteti i informacionit që karakterizon kohën në të cilën jetojmë, janë një sfidë jo vetëm për institucionet arsimore, por edhe për anëtarët e një shoqërie të caktuar. Tradicionalisht, gjuha është studiuar si në aspektin metali…
OA Univers SQ

Mbrojtja e shqipes dhe shtimi i kulturës gjuhësore, si dukuri me vlerë të përhershme kombëtare

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Në këtë artikull parashtrohen disa prej shqetësimeve dhe dukurive të lidhura me nivelin e kulturës së gjuhës shqipe në kohën tonë, sigurisht duke pohuar, mbështetur e vlerësuar atë që është arritur, por edhe duke mos lënë pa shprehur edhe shqetësimin e ligjshëm për jo pak raste të qëndrimeve të paku…
OA Univers SQ

Shfrytëzimi i figuracionit popullor në krijimtarinë e Naim Frashërit

Dr. Rovena Vata
Naim Frashëri njihet jo vetëm si figurë qendrore e letërsisë shqipe të Rilindjes sonë Kombëtare, por edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, i cili bëri një punë të madhe për themelimin e letërsisë së re shqipe dhe për gjuhën e re letrare shqipe. Në vitin 1886 Naim Frashë…
OA Univers SQ

Kongresi i Dibrës, kongresi i vetëm mbarëkombëtar dhe thjesht shqiptar (Kongresi i dytë, 23 - 28 korrik 1909)

Prof. Dr. Arian Kadiu
Në përpjekjet e vazhdueshme të rilindasve, çështja e mësimit të gjuhës amtare nuk kaloi në asnjë rast në plan të dytë. Për të ishin të interesuar si esnafët dhe tregtarët, ashtu edhe vegjëlia. Në vitin 1901, gazeta e mirënjohur “Drita” e Sofjes shkruante: “Sot në Dibër të Madhe, në të Voglën, Mat, R…
OA Univers SQ

“Çështje të gjuhës shqipe 4” - si qasje teorike bashkëkohore ndaj dukurive të shqipes

Dr. Elsa Skënderi – Rakipllari
Ky shkrim synon të përcjellë një recension të veprës “Çështje të gjuhës shqipe 4”, të autorit Shezai Rrokaj. Në shkrim paraqiten në mënyrë të përmbledhur artikujt përbërës të veprës, duke u ndalur konkretisht te rëndësia dhe vlerat e tyre. “Çështje të gjuhës shqipe 4” përfshin katërmbëdhjetë artikuj…
OA Univers SQ

Paralele hidronimesh midis Pelagonisë dhe Podgurit

Dr. Sejdi Gashi, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi
Në këtë punim kemi paraqitur disa paralele hidrononomike midis rajonit të Pelagonisë së Maqedonisë dhe Podgurit të Kosovës. Jemi përcaktuar për këtë tematikë bazuar nga fakti se këto treva shqiptare në aspektin onomastik përgjithësisht, e në atë hidronimik janë shumë të pasura, sepse duke u gjendur …