Articles Journals Publishers Subjects

511 results

Page 15 / 43

Çështje të receptimit të “letërsisë së sirtarëve” rasti i Zef Zorbës

Viola Isufaj
Gjatë hulumtimit të periodikëve, intervistave, artikujve publicistikë, shkencorë, antologjive si dhe kapitujve që i kushtohen Zef Zorbës brenda studimeve të tjera, gjetëm disa të dhëna, të cilat, të gjitha së bashku, të organizuara në një sistem, përbëjnë një dëshmi të pritjes së tij, -me të vërtetë…

Dimensionet etike në funksion të estetikës në dramaturgjinë e E. Haxhiademit

Emin Emini
Sado që neoklasicizmi shqiptar është kundruar me dioptrinë e një letërsie me formë, strukturë e modelime të jashtëkohshme, “paradoksale”, “anakronike”, janë dy aspekte që provojnë se neoklasicizmi në dramaturgjinë shqiptare, edhe pse i vonuar, ka bërë hapin për t’u rreshtuar përkrah letërsive të tje…

Përtej aljamiados: tekstet shqipe letrare të traditës islame me alfabet grek

Fatos Dibra
Në këtë punim do të prezantojmë disa rezultate të një pune ende në vijim mbi disa tekste të traditës islame, të shkruara me alfabet grek nga autorë bektashianë. Dukuria meriton një vëmendje specifike për shkak se përbën një shembull të pa marrë parasysh sa duhet (përveç përpjekjeve tona) në studimet…

Konferencë shkencore “kontributi i Prof. Seit Mansakut në gjuhësinë shqiptare”

Anila Omari
Më 27 maj 2022 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASA-s në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës organizuan një konferencë kushtuar kontributit shkencor të prof. Seit Mansakut në 80-vjetorin e lindjes së tij. Në konferencë morën pjesë aktive një numër i madh kumtuesish, pro…

Përbërësja e leksikut me burim nga gegërishtja në Shqipen e përbashkët letrare

Anila Omari
Artikulli ka për qëllim të tregojë se një pjesë e mirë e leksikut të shqipes standarde, e mbështetur mbi bazën e toskërishtes, e ka prejardhjen nga letërsia gege. Autorja është përpjekur, me mjetet gjuhësore që ka në dispozicion, të përcaktojë zanafillën gege të përhapjes së disa kategorive leksema…

Përkthimet dhe parapëlqimet letrare e kulturore, si tregues i pozicionimit estetik-letrar dhe paratopisë krijuese të poetit Vilson Blloshmi

Tomorr Plangarica
Studimi synon të sjellë të dhëna dhe të bëjë interpretime për një rast tejet specifik në letrat shqipe, për një poet, krijimtaria e të cilit u vu në kontakt me lexuesin veçse shumë vite pas largimit nga jeta të autorit të tyre. Bëhet fjalë për Vilson Blloshmin (i pushkatuar kur ishte 29 vjeç (1948-1…

Lektorium etnonimi shqiptar - shfaqja dhe shndërrimet e tij funksionale deri në shek. XVIII

Bardhyl Demiraj
Në kuadrin e lektoriumeve të institucionalizuara tashmë në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë, në datën 3 tetor 2022 prof. dr. Bardhyl Demiraj, ish punonjës i IGJL-së dhe sot drejtues i Qendrës Albanologjike pranë universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, mbajti një ligjëratë me temë “Etnonimi …