Artikujt Revista Botuesit Lëndët

401 rezultate

Faqja 15 / 34
OA Univers SQ

Trashëgimia osmane dhe komunitetet muslimane të Ballkanit sot

Ahmet Davutoglu
Bashkekzistenca shumëkulturëshe është shumë e rëndësishme, sepse zhvillimi i një civilizimi mundet të kuptohet vetëm duke analizuar strukturat e qyteteve dhe jetën kulturore në këto qytete Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Ballkani bëhet qendra e politikës botërore të shekullit XVI. Kjo është k…
OA Univers SQ

Çamëria, një trevë që kërkon zgjidhjen e të drejtave të saj

Namik Selmani
Në historinë e trojeve etnike shqiptare rrallë mund të gjesh një çështje kaq madhore si ajo e Çamërisë që, në 100 vitet e fundit, të ketë krijuar një problematikë kaq të rëndësishme për gjeopolitikën shqiptare, greke, ballkanike, madje edhe evropiane. Ajo përbën akoma një ngërç të fortë diplomatik, …
OA Univers SQ

Vështrim mbi figurën, personalitetin dhe veprimtarinë e Aqif Pashë Elbasanit

Dr. Rudina Mita, Prof. Dr. Hysen Slinica
Për Aqif pashë Elbasanin (apo Biçakçiun(1 siç njihet jo rrallë herë në dokumente) si personalitet politik e historik, burrë shteti dhe si ndër figurat më në zë të lëvizjes kombëtare shqiptare para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare në n…
OA Univers SQ

Hasan Kaleshi dhe historiografia shqiptare

Nuredin Ahmeti
Në plejadën e shquar të shkencëtarëve të mirënjohur të botës shqiptare, pa dyshim, bën pjesë edhe profesori e shkencëtari, tanimë i ndjerë, dr. Hasan Kaleshi. Profesor Kaleshi ishte një poliglot i vërtetë. Dihet që ai zotëronte edhe disa gjuhë botërore, si: arabishten, turqishten, osmanishten, persi…
OA Univers SQ

Shkencëtari dhe pedagogu i shquar, Prof. Dr. Shefik Osmani - Fisniku i shkencës, themeluesi dhe këshilltari i AIITC, nxitësi i pasioneve për punë

Dr. Ramiz Zekaj
Fisniku i shkencës, themeluesi dhe këshilltari i AIITC, nxitësi i pasioneve për punë, Prof. Dr. Shefik Osmani  Të flasësh për fisnikun e shkencës, themeluesin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) Prof. Shefik Osmani është shumë e vështirë. Ai është një shkencëtar shqiptar …
OA Univers SQ

Huazimet sllave jugore në gjuhën shqipe dhe ato shqipe në gjuhët sllave

Prof. Dr. Hasan Çipuri
Ardhja e sllavëve në Gadishullin Ballkanik pati pasojat e saj për popujt e kësaj treve. Në radhe të parë pati pasoja të mëdha politike dhe kulturore për vet sllavët, sepse ata përveç se u përzien me popullsitë autoktone ilire-Romakne, u futën përgjithmonë edhe në sferën e kulturës së kishës bizantin…
OA Univers SQ

Kuvendi i Sinjës (1912), karakteri kombëtar i memorandumit të tij

Prof. Dr. Hysen Kordha
Kuvendi i Sinjës, 100 vjetori i të cilit u përkujtua dhe u festua në korrik të këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, u përket atyre ngjarjeve të mëdha historike të etapës së fundit të kryengritjeve të përgjithshme të viteve 1910-1912 të cilat çuan në kurorëzimin me sukses dh…

Zhvillimi i njëtrajtshëm i rrjetit arkivor kombëtar përmes bashkëpunimit me komunitetin

Enkelejda Sejdini
Zhvillimi i njëtrajtshëm shihet në dy plane: zhvillim dhe përgatitje të vazhdueshme në rrafshin historik të botës profesionale, e parë kjo si në nivel kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar dhe së dyti trajtimi i lëndës arkivore për të qenë e aksesueshme për publikun multidimensional. Zhvillimi i njëtrajt…

Dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjionit të Prizrenit

Elizabeta Krasniqi
Arkivi Regjional i Prizrenit në administrimin e vet ka Fondin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjionit tonë, të cilin e ka rregulluar dhe përpunuar me normat e kërkuara profesionale dhe ka një përkujdesje të posaçme për të. Mbështetur në dokumentet e këtij fondi që përbëhet nga 24 kuti arki…

Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore

Veron Tara
Në kohën e globalizmit dhe teknologjisë së informacionit, arkivat dhe trashëgimia kulturore arkivore janë tërësisht të rëndësishme për të kuptuar dhe për të studiuar historinë dhe kulturën e një rajoni. Bashkëpunimi rajonal mund të ndihmojë në mbledhjen e dokumentacionit të rëndësishëm, në ruajtjen…