Artikujt Revista Botuesit Lëndët

431 rezultate

Faqja 14 / 36

“Doktor Gjëlpëra” dhe gazeta “Dielli”, lexime të kryqëzuara

Laura Smaqi
Në një mënyrë të pazakontë për letrat shqipe, proza e Konicës Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, kujton që në titull një ngjarje reale historike, vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, më 6 prill 1924. Në literaturën studimore ka pasur mjaft diskutime në rrjedhë të kohës p…

Kronikë veprimtari studimore mbi përkthimin: disa qasje hermeneutike dhe vëzhgime të procesit të të përkthyerit

Evalda Paci
Më datën 15 shtator 2023, pranë Bibliotekës së Institutit të Arkeologjisë (ASA) u mbajt veprimtaria studimore mbi përkthimtarinë dhe qasje hermeneutike në procesin e përkthimit. Në këtë veprimtari të organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë) u mbajtën dy…
OA Univers SQ

Vështrim krahasimor i rrëfimit te “Një ambasadë e zullëve në Paris” dhe në esenë “Shqipëria si m’u duk”

Alba Gega
Rrëfimi është kuintesenca analitike në tregime dhe ese, e cila shkapërdredh fijet multifunksionale semiotike-semantike të tij. Si i tillë, ai na lejon që të analizojmë nga pikëpamja narrative edhe semantikat analitike-tregimtare dhe rrëfimore si tregimin “Një ambasadë e zullëve në Paris” madje në kë…
OA Univers SQ

Ditari i Haxhi Hasan koplikut si burim me rëndësi për shoqërinë shqiptare të shek. XVIII

Dr. Ardian Muhaj
Në arkivin e familjes Kopliku të Shkodrës gjendet një dokument me vlera për historinë sociale të fillimit të shekullit XVIII. Ditari është mbajtur në osmanishten e kohës me ndonjë dua në arabisht, sidomos kur shënon lindjen e një fëmije, martesën e një djali apo vajze apo vdekjen e ndonjë personalit…
OA Univers SQ

“Vakëfet dhe ndikimi i tyre social në Shqipërinë e periudhës osmane” me autor Eduart Caka, botim i Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2021

Fatrit Beqiri
Ky punim përbehet nga tri pjesë të strukturuara në kapitujt përkatës, përveçse një shtrirjeje të gjatë kohore mbi institucionin e vakëfit që nga Roma e Lashtë, na njeh gjerësisht me evoluimin e mëtejshëm të tij, sidomos në kohën e Perandorisë Osmane, pjesë e së cilës ishin edhe trojet shqiptare. Në …
OA Univers SQ

“Frashëri i shquar, i panjohur”, vepër me karakter enciklopedik

Gesjana Halili
Thomas Frashëri na sjell në këtë vepër  për herë të parë fakte që nuk janë vetëm histori familjare. Vepra ka një karakter mirëfilli enciklopedik, kjo sepse autori vjen nga Shkolla e Vjetarëve në Francë dhe për kryerjen e këtij studimi, ai i ka shtuar analizës historiografike metoda ndërdisiplinore, …
OA Univers SQ

Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit

Dr. Valmire Batatina Krasniqi
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njerëzit e tjerë që duan të mësojnë mesazhet kuranore, sigurisht që përkthimi i literaturës kuranore dhe interpretimi i tij …
OA Univers SQ

Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare

Viron Kona
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i shumë veprave të larmishme në prozë dhe poezi, ku pasqyrohet një mendje e mbushur plot me dashuri për kulturën, gjuhën sh…
OA Univers SQ

Kontributi i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) në promovimin e kulturës islame, arsimit dhe shkencës shqiptare përgjatë 1996-2022

Assoc. Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) është një ndër institucionet pionierë në promovimin e kulturës, letërsisë dhe shkencave islame në Shqipërinë e pas viteve 90’. I themeluar në vitin 1996, ai ka qenë një urë e rëndësishme e ndërlidhjes së shqiptarëve të Shqipërisë dhe vendev…
OA Univers SQ

Mendimi filozofik islam dhe zgjatjet e tij në konceptet postmoderne

Ramazan Fetahu
Mendimi filozofik islam e arriti konsolidimin, më pas edhe shtrirjen e tij në mendësinë perëndimore përmes qytetërimit andaluzian. Andaluzia ishte qendra e zhvillimit të mendimit teologjik, mistik dhe filozofik islam. Personaliteti më i rëndësishëm i kësaj periudhe padyshim se është mistiku i madh M…
OA Univers SQ

Botimi dhe përkthimi i librave e teksteve më të rëndësishme të sires në gjuhën shqipe

Prof. dr. Fahrush Rexhepi
Gjatë përhapjes dhe zhvillimit të kulturës islame ndër shqiptarët, ulemaja shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar në kultivimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës fetare islame te shqiptarët. Ata, përveç aktiviteteve të ndryshme fetare, kontribut të veçantë kanë dhënë duke përkthyer fillimisht e pa…