Artikujt Revista Botuesit Lëndët

183 rezultate

Faqja 13 / 16

Relike të hershme të monumenteve të fjalës në luginën e Shkumbinit

Skënder Karriqi
Teksa mediton mbi variante të tilla, ku brenda rrëfimit në prozë ka prani vargjesh, të cilat edhe ato bëhen objekt i rrëfimit për shkak të natyrës së veçantë të organizimit të fjalës, një mendje të thotë se sot ato s’janë gjë tjetër, veçse variantet e dekonstruktuara të varianteve historike në vargj…

Administrata lokale dhe demografia e kazasë së Elbasanit, sipas vjetarëve të Manastirit, për periudhën 1888-1896

Ermal Nurja
Fryma e re reformatore mbi të cilën u ngrit riorganizimi i shtetit osman, pas shpalljes së Tanzimatit, mes të tjerash do të ndikonte pa dyshim edhe në botën e botimeve (gazeta, revista, libra, kalendarë). Vjetari i parë u botua në vitin 1263 (1847) dhe ishte vjetari statistikor i Perandorisë Osmane…

Hapja e të dhënave dhe qasja në dokumente zyrtare

Shqipe Bekteshi Muçolli · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Me qëllim të ngritjes së transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së administratës shtetërore, Qeveria e Republikës e Kosovës mori iniciativë për Hapjen e të Dhënave (Open Data). Kjo iniciativë udhëhiqet nga Ministria e Administratës Publike dhe filloi së zbatuari më 13 maj 2016, kur Qeveria e…

Alegoria e kujtesës dhe gjuha poetike e Dantes në vëllimin “Buelli” të Martin Camajt

Blerina Suta
Kujtesa është një koncept kyç që kondenson sidomos, në tri vëllimet e fundit, Buelli, Nema dhe Palimpseste, konceptin e Camajt për artin. Evoluimi i fazës së fundit krijuese të poetit, hetimi i shtresëzimeve që merr ky koncept vë në provë të gjitha njohuritë tekniko-formale që e …

Riorganizimi i materialit arkivor në depo të Arkivit Shtetëror të Kosovës

Zelije Shala · Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës
Dokumentet arkivore, që janë dorëzuar në Arkivin e Kosovës gjatëperiudhave të ndryshme nga institucionet, nga organizata apo individë të caktuar,janë sistemuar në depon e arkivit, ashtu siç e kanë vlerësuar udhëheqësit einstitucionit. Në shumë raste është bërë edhe ndarja e fondeve duke i vendosur n…

“Ligji i pashkruar” në këndvështrimin e studiueses Margaret Hasluck

Ardita Dylgjeri
Ligji i pashkruar i shqiptarëve ka qenë (dhe akoma është) një corpus iuris unik në formën dhe organizimin e vet, një burim tërheqjeje i pafund për një numër të konsiderueshëm studiuesish shqiptarë dhe të huaj. Te grupimi i dytë i studiuesve mund të përmendet kontributi që kanë dhënë: Edith Durham, M…

Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit

Ergi Zaloshnja · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Arkivi shtetëror është shtëpia ku ruhet historia, ku ruhet kujtesa kolektive. Ai ka detyrë të ruajtjes, konservimit, organizimit, përshkrimit dhe shpërndarjes së dokumentacionit që ka. Në këtë kumtesë çështje studimore është risia digjitale dhe shfrytëzimi i dokumenteve. Më tutje, risitë digjitale t…

Botimi i librit hyrje në gjuhësi nga prof. Anastas Dodi, një arritje e shënuar në fushën e studimeve gjuhësore

Enver Hysa, Seit Mansaku
Kohët e fundit ka dalë nga shtypi libri Hyrje në gjuhësi i prof. Anastas Dodit, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë 2019 (303 faqe). Prof. Anastas Dodi është një emër i mirënjohur në gjuhësinë shqiptare. Ai e ka filluar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe kërkimore shkencore që me mbarimin e s…

Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli I iluminizmit në ballkan, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2018

Evalda Paci
Në rrethana të mbajtjes së një tubimi shkencor të një rëndësie të veçantë, që në të vërtetë përbënte një kambanë përkujtimore dhe nxitëse ndaj një periudhe dhe një mozaiku të mirëfilltë personalitetesh të lidhura me të, i gëzohemi faktit që disponojmë të konkretizuara e të përfunduara në përmasa të …

Vlera aspektore e të kryerës së gjuhës Shqipe

Leonard Dauti
Dalja e tri konstrukteve foljore, përkatësisht konstrukti i së pakryerës, i aoristit dhe i të kryerës, si konstrukte kohore paralele që karakterizohen nga i njëjti raport kohor në lidhje me çastin e ligjërimit për rastin e gjuhës shqipe, dhe jo vetëm për të, por edhe për gjuhët neolatine apo për gre…
OA Univers SQ

E drejta islame

Kopi Kyçyku
Ka mendime sipas të cilave qytetërimi tradicional islam përshfaqet si diçka që mund ta krahasonim me një dru frutor, i cili është mbjellë, ka mbirë dhe ka hedhur shtat në një hapësirë ekzotike. Por e vërteta është se,  përtej të qenit një hierarki aksiologjike e ndryshme nga qytetërimet e tjera…