Artikujt Revista Botuesit Lëndët

269 rezultate

Faqja 13 / 23

Efekti i teknologjisë informative në procesin e të mësuarit

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kompjuteri po bëhet pjesë e domosdoshme e jetës, i cili jo vetëm që ndikon, por edhe e ndryshon atë. Kompjuteri është revolucion elektronik, i cili krahas anëve të veta pozitive ka edhe anët negative. Përdorues të kompjuterit ka nga të gjitha grupmoshat shoqërore, por ata që ndikohen më shumë nga ai…

Arsimi gjatë gjithë jetës në kornizën e kurrikulit të ri dhe në programet mësomore të Kosovës

Selim Mehmeti · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi gjatë gjithë jetës sot është nevojë, domosdoshmëri, filozofi dhe parim i sistemeve arsimore në tërë botën. Këtë e reflekton edhe misioni i Strategjisë së Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017: Ndërtimi i një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që siguron kushte për formim cilësor të të gj…

Aparatura didaktike në tekstet shkollore - Leximi Letrar, klasat 6, 7, 8 dhe 9

Bashkim Ali Azemi, Bekim Morina · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Mungesa e ndonjë hulumtimi lidhur me aparaturën didaktike që përmbajnë tekstet shkollore, me gjithë rëndësinë e saj brenda një teksti shkollor, na shtyri të analizojmë dhe të krahasojmë aparaturën të cilën e përmbajnë tekstet e Letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të ulët. Qëllimi i analizës është të…

Gjendja socio-ekonomike në arsimin parauniversitar në Kosovë (2000-2010)

Bekim Morina · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Lufta e fundit në Kosovë, përveç humbjeve në njerëz, solli edhe shumë probleme sociale dhe ekonomike në shoqërinë kosovare, sidomos në fushën e arsimit. Si pasojë e kësaj, në 10 vitet e fundit, arsimi parauniversitar u ballafaqua me vështirësi të shumta socio-ekonomike: mungesë të infrastrukturës s…

Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë

Mevlude Aliu-Gashi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi kryesor i analizës për edukimin parashkollor në Kosovë është të bëhet një reflektim përmbledhës për zhvillimet në këtë nivel të edukimit, me theks të veçantë përfshirjen e fëmijëve në edukim parashkollor dhe sfidat me të cilat ballafaqohet edukimi parashkollor. Në pjesën e parë të kësaj anal…

Modelet kurrikulare të AP-së në disa vende evropiane dhe synimet për një model të avancuar të kurrikulare të Arsimit Profesional në Kosovë

Binak Gërguri, Sylejman Sylejmani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Nevoja për ndryshimet strukturore të Kurrikulit (planeve dhe programeve), ose reforma kurrikulare, rrjedh për shkak të ndryshimeve thelbësore në mjedisin arsimor (ndryshimet e kontekstit të gjerë shoqëror dhe/ose ndryshimeve të mëdha tekniko- teknologjike), apo për shkak të efikasitetit të pamjaftue…

Planifikimi dhe organizimi i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë

Safete Statovci - Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i arsimit fillor dhe të mesëm të ulët është bazë fillestare për planifikim të mësimit dhe aktivitet e tjera të nxënësve, si dhe për zhvillim të programeve për punë në shkollë. Planifikimi është pjesë e rëndësishme e çdo mësimdhënësi, i cili duhet të jetë organizator, por edhe zendimmarrës r…

Procesi i zhvillimit të Kurrikulit dhe i Planeve e Programeve mësimore në Kosovë 2001-2011

Hajrije Devetaku-Gojani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Ndryshimet në arsimin e përgjithshëm parauniversitar në Kosovë filluan me strukturën arsimore, e cila në qendër të reformimit kishte klasën e nëntë apo rritjen e arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet. Përveç qëllimit të rritjes së arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet, ishte edhe harmonizi…

Hapat e zhvillimit dhe zbatimit të standardeve arsimore dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar në Kosovë

Selim Mehmeti · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i kësaj analize është që t’i ofrojë Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe partnerëve që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, informata të përmbledhura për zhvillimet kryesore në fushën e standardeve dhe vlerësimit në arsimin parauniv…

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…

Përmbajtja e teksteve shkollore në funksion të arritjes së qëllimeve dhe të objektivave mësimor

Ismet Potera · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Çështja e rishqyrtimit të Planeve dhe Programeve Mësimore, në vazhdim PPM, ishte ndër parësoret në fazën e ndryshimit dhe të reformës të sistemit të arsimor në Kosovë. Lënda Edukatë qytetare (EQ), në Kosovë mësohet nga klasa 3-12, pra në shkollimin fillor deri në arsimin e mesëm të lartë. Përmbajtje…