Ky studim ka për qëllim të vlerësojë përvojat e edukatoreve gjatë fazës së pilotimit të kurrikulës për edukimin në fëmijërinë e hershme, duke analizuar gatishmërinë profesionale, sfidat dhe nivelin e mbështetjes institucionale që e kanë shoqëruar procesin e zbatimit. Hulumtimi synon të kuptojë se si…
Mendimi kritik është një aftësi thelbësore kognitive, që ndikon në zhvillimin e fëmijëve nga mosha e hershme dhe është përcaktues në aftësimin e tyre për jetën, për këtë edhe e kemi vënë në fokus të këtij studimi. Qëllimi i studimit është të analizojë teori të ndryshme lidhur me rëndësinë e mendimit…
Në zhvillimin e fëmijëve në moshë të hershme, mjedisi i jashtëm luan një rol të rëndësishëm, duke ndikuar në aftësitë lëvizore, sociale dhe njohëse. Në kontekstin e institucioneve parashkollore në Kosovë, përdorimi i mjedisit të jashtëm mbetet i kufizuar dhe shpesh i ndikuar nga infrastruktura, meto…
Komunikimi është një nga nevojat e para të njeriut, prandaj hapat e parë hidhen që në fëmijëri. Në fillim ai është një mjet komunikimi i fëmijës me të rriturit, por, me kalimin e kohës, kur fëmija ndërgjegjësohet për ekzistencën e tij, komunikimi bëhet cilësi e brendshme dhe nis të përmbushë funksio…