Articles Journals Publishers Subjects
×

545 results for "L N"

Page 13 / 46

Rezultatet në testin PISA 2018 dhe mosleximi i letërsisë si dukuri te nxënësit kosovarë të moshës 15 vjeçe1

Murteza Osdautaj
Leximi dhe kultura e leximit (reading literacy) kanë qenë fushat e vlerësimit të nxënësve kosovarë në testin PISA. Ngaqë rezultatet ishin dekurajuese, Instituti Pedagogjik i Kosovës ka ndërmarrë punën për një hulumtim për ta analizuar gjendjen aktuale të leximit, me fokus në leximi…

Aftësimi i mësimdhënësve për qasjen e bazuar në kërkim

Bashkim Azemi
Aftësimi i mësimdhënësve të ardhshëm (mësimdhënësve para shërbimit) për kërkime shkencore është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për avancimin e arsimit. Në këtë hulumtim, jemi fokusuar tek aftësimi i studentëve për kërkim, si një prej aftësive themelore që kërkohet nga ta …

Edukimi parashkollor në Kosovë – arritjet dhe sfidat

Mevlude Gashi, Zehrie Plakolli, Bekim Morina, Sahare Reçica
Në edukimin parashkollor, vitet e fundit, janë bërë reforma të shumta, të cilat paraqitën nevojën të realizohet një hulumtim që pasqyron gjendjen aktuale. Hulumtimi kishte për qëllim të mbledhë të dhëna për arritjet e deritashme në edukimin parashkollor/parafillor, 0-6 vjeç, dhe…

Niveli i kompetencës digjitale të mësimdhënësve të gjuhëve të huaja në përdorim të teknologjisë

Luljeta Shala
Bota po ndryshon me ritëm të shpejtë, bashkë me teknologjitë digjitale, të cilat po e transformojnë secilin aspekt të jetës, të shoqërisë dhe të ekonomisë. Në Kosovë nuk janë bërë hulumtime specifike për përgatitjen e mësimdhënësve të gjuhëve të huaja në nivel të kompet…

Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë

Sahare Reçica
Hulumtimi “Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë’’ ka për qëllim të identifikojë nivelin e mbështetjes për përfshirje të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë. Hulumtimi ka qa…

Përshtatja e përmbajtjeve dhe programeve lëndore të gjuhës dhe letërsisë shqipe në qendrën burimore të Pejës

Murteza Osdautaj
Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi i metodave, instrumenteve dhe aparaturave pedagogjike, të cilat arsimtarët e lëndëve mësimore që e zhvillojnë kulturën e leximit (kryesisht të lëndës Gjuhë shqipe e letërsi) i përzgjedhin, i planifikojnë dhe i aplikojnë në përcaktimin e pe…

Mësimi i bazuar në projekte

Shqipe MUÇOLLI
Në mesin e metodave për të përmirësuar motivimin e nxënësve, Mësimdhënia e Bazuar në Projekte është përmendur shpesh për disa dekada. Kjo është një praktikë e nevojshme për përmirësimin për arsimin profesional dhe si e tillë përdoret në shumë vende të zhvilluara. Pedagogjia e bazuar e projekteve n…
OA Optime SQ

Vlerësimi i procesit të degradimit të fenolit në ujra duke përdorur procese të avancuara oksidimi (AOP)

Aurel Nuro, Mustafa Isik, Alper Alver, Emine Basturk et al.
Ky studim prezanton të dhëna për analizat e fenolit në mostra uji dhe vleresimin e shpejtësisë së degradimit të tij në mjedise të ndryshme duke përdorur agjentë oksidimi të ndryshëm. Fenoli është një komponim i zakonshëm sidomos në ujrat e derdhjeve urbane. Ky komponim edhe pse është produkt i metab…
OA Optime SQ

Sfidat e mësimdhënies dhe problematikat e saj në klasat gjithëpërfshirëse

Ambera Duka
Qëllimi i këtij punimi është të shqyrtojë problematikat e mësimdhënies në klasat ku janë të përfshirë edhe nxënësit me nevoja të veçanta. Ky punim, do të evidentojë sfidat dhe problematikat që paraqet sot mësimdhënia shqiptare në klasat gjithëpërfshirëse. Gjithashtu do të sqarohet në lidhje me mundë…
OA Optime SQ

Përdorimi i teknikës “Head space” në analizat e profileve kimike të bimëve aromatike dhe mjekësore

Aurel Nuro, Miranda Misini, Arben Harizi, Fatmir Faiku et al.
Ky studim sjell një teknikë të re ekstraktimi dhe analizimi në vendin tonë për profilin kimik të bimëve mjekësore dhe aromatike. Teknika “Head Space“ realizon ekstraktimin e komponimeve kimike të këtyre bimëve pa qënë e nevojshme të përdoren tretësa (ujë, toluen, hekzan, etanol, etj) pasi një fazë e…