1,393 rezultate

Faqja 12 / 117
OA Univers SQ

Disa gabime në përkthimin e terminologjisë fetare dhe drejtshkrimin e tyre

Liridon Kadriu
Përmes këtij punimi, kam paraqitur shkurtimisht disa terma fetarë, të cilët, sipas mendimit tim, janë përkthyer gabimisht në shqip dhe po humbasin kuptimin e tyre thelbësor duke marrë një kuptim dytësor, madje në disa raste një kuptim krejtësisht të ndryshëm. Le të marrim si shembull fjalën “Haxh”:…
OA Univers SQ

Vështrim në të drejtën dokesore shqiptare

Prof. Dr. Mark Tirta
Në rrjedhë të shekujve e deri aty nga Lufta e Parë Botërore, në bashkësitë e lira fshatare, përgjithësisht në malësitë shqiptare, por deri-diku edhe në zona të  ulëta, është zbatuar një e drejtë dokësore, pra një ligj popullor, i quajtur "Kanuni i Lek Dukagjinit" ose "Kanuni i Maleve", "Zakonet…
OA Univers SQ

Dukuri të bashkëjetesës ndërfetare

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Në këtë punim trajtohet fenomeni i diversitetit si një dukuri shumë interesante, që është pothuajse një veçori unike e bashkëjetesës ndërfetare midis shqiptarëve. Nga ky këndvështrim, janë bërë përpjekje për të shpjeguar më tej disa aspekte të kësaj teme që janë po aq interesante sa edhe komplekse. …

Dy dorëshkrime të panjohura të fjalorit turqisht-shqip “Dürre-i Manzûme”

Güler Doğan Aveberk · Marmara University
Në këtë studim është shqyrtuar një temë që deri më tani në Turqi nuk njihet mirë në studimet e fjalorit në vargje. Do të prezantohen dy kopje të reja dorëshkrimi të fjalorit poetik turqisht-shqip me emrin Dürre-i Manzûme, të cilat janë konfirmuar në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit, nga i cili der…

Huazimet turke në studimet e Eqrem Çabejit

Liridona Bërkolli · University of Prishtina
Ky artikull analizon rolin e Eqrem Çabejit si studiues i ndikimeve të gjuhës turke në shqip. Liridona Bërkolli shqyrton kontributet e Çabejit në studimin e turqizmave, duke theksuar rëndësinë e këtyre huazimeve për të kuptuar ndërveprimet historike dhe gjuhësore midis shqiptarëve dhe osmanëve.

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je…