×

286 results for "shkolla"

Page 12 / 24

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve të shkollave profesionale të Kosovës dhe identifikimi i nevojave për trajnim

Haxhere Zylfiu
Studimi Zhvillimi profesional i mësimdhënësve të shkollave profesionale të Kosovës dhe identifikimi i nevojave për trajnim mbështetet në analizën e politikave arsimore që rregullojnë zhvillimin profesional të stafit mësimdhënës në nivelin e arsimit parauniversitar në Kosovë, në veçanti në shkollat p…
OA Optime SQ

Mbi fillesat e arsimit dygjuhësh në Shqipëri

Elida Begaj
Në fokus të këtij punimi janë disa të dhëna të ndeshura në dorëshkrime dhe disa modele shollash në të cilat mësimet janë dhënë në më shumë se në një gjuhë. E veçanta e këtij modeli shkollash është e formimi i tyre, nisur nga qëllime fetare dhe që në përbërje kanë nxënës që kanë shqipen si gjuhë amt…

Rëndësia e TIK-ut dhe aktiviteteve edukative jashtëshkollore në të nxënit e pavarur

Arbnesha Mexhuani
Dihet se për një kohë të gjatë, i vetmi burim dijesh për nxënësit ka qenë shpjegimi i mësuesit dhe libri, si dhe varësia nga mësuesi, ndërsa sot përparimet në shkencë, në teknikë e në teknologji, si dhe informimi i shpejtë, ndikojnë pozitivisht për të bërë ndryshime të thella në organizimin e proces…

Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave në kosovë – instrumente për vetëvlerësim të përformancës dhe vetëzhvillim profesional

Osman Buleshkaj, Selim Mehmeti
Objektivi i këtij shkrimi është nxitja dhe motivimi i drejtorëve të shkollave në përvetësimin dhe praktikimin, në mënyrë të vazhdueshme, të standardeve të praktikës profesionale gjatë planifikimit, udhëheqjes, administrimit, organizimit dhe menaxhimit të punës së shkollës, me qëllim të arritjes së v…

Planifikimi dhe organizimi i piknikëve, vizitave, shëtitjeve dhe ekskursioneve mësimore në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë

Lirije Beqiri
Shkolla, si institucion edukativo-arsimor, veprimtarinë e saj e zhvillon në bazë të aktiviteteve të shumta. Veprimtari kryesore e shkollës është mësimi, në kuadër të të cilit organizohen aktivitete të ndryshme, me karakter edukativ dhe arsimor. Shkolla, krahas mësimit, duhet t’i përgatisë nxënësit…

Sistemi i mbështetjes së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në Kosovë

Sahare Reçica
Konventat dhe dokumentet e tjera, të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave për personat me aftësi të kufizuara, të nënshkruara si marrëveshje ndërkombëtare për zbatim nga shumë shtete të botës, krijuan bazën për ndryshim të pozitës së grupeve të margjinalizuara në shoqër…

Modelet kurrikulare për profilet profesionale në Qendrat e kompetencës, nga këndvështrimi i strukturës së planit mësimor

Binak Gërguri, Sylejman Sylejmani
Qëllimi kryesor i Qendrave të Kompetencës është t'u jepet të rinjve arsim dhe aftësim profesional (AAP), që do të plotësojë kërkesat e nivelit dhe cilësisë me BE. Pas përfundimit të tre vjetëve të arsimit dhe aftësimit dhe të provimit përfundimtar në QK, vijuesit e suksesshëm do të jenë në gjendje t…

Vlerësimi I nxënësve – praktikat dhe treguesit

Hajrije Devetaku, Selim Mehmeti · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Hulumtimit është kryer nga Sektori i Planifikimit Mësimor/Zyra për Standarde dhe Vlerësim, në kuader të projekteve inicuese të Institutit Pedagogjik të Kosovës 2007/2010. Hulumtimi përfshin praktikat aktuale të vlerësimit të brendshëm. Rezultatet e hulumtimit do të ofrojnë tregues dhe argumente për …

Shkollat e mesme profesionale në Kosovë 2004-2008

Sylejman Sylejmani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Hulumtimi është zhvilluar në periudhën janar-dhjetor 2008. Ky hulumtim pasqyron gjendjen e përgjithshme aktuale në shkollat e mesme profesionale në nivel vendi. Hulumtimi do të krijojë bazë të mirë për njohjen dhe përkrahjen e arsimit profesional. Të dhënat nga ky hulumtim mund të shërbejnë për qëll…