Në kohët e fundit u nda prej nesh albanisti i njohur i Bolonjës Anxhelo Leoti. Anxhelo Leoti që në të ri iu kushtua me zell e dashuri të madhe studimit të gjuhës shqipe dhe botoi që heret disa vepra rreth saj. Më 1915 doli Grammatica elementare della lingua albanese (Dialetto Tosco), të cilën Nobert…
Në Nr. 1 të revistës ’’Studime Filologjike” është botuar artikulli i prof. Selman Rizës, që mban titullin ”Si duhen emërtuar shqip elementët e pare të anës shqiptimore (sic!) të të folurit sidhe dy grupet e tyre kryesorë”. Mbasi shqyrton në mënyrë kritike historikun e termave zanore dhe bashkëtingël…
Në Konferencën e parë të Studimeve Albanologjike, që u mbajt në Tiranë, në nandorin e vjetit 1962, u theksue, ndër të tjera, se një nga detyrat kryesore të kuadrove tona shkencore, asht vazhdimi dhe thellimi i matejshëm i punës kërkimore dhe i studimeve shkencore në fushën e albanistikës, në mënyrë …
Studimi i gjithanshëm dhe i thelluar i materialit faktik gjithnjë e me të madh, që po grumbullohet për gjuhën shqipe, shtron nevojën e trajtimit edhe të çështjeve të veçanta gjuhësore, si është çështja e homonimisë ne gjuhën shqipe. Shqyrtimi i anëve të ndryshme të homonimisë në leksikologji sjell m…
Përveç anketave të bëra me ekspedita më viset e ndryshme të Shqipërisë për mbledhjen e materialit dialektor dhe sistemimittë tij në Arkivin e Sektorit të Dialektologjisë, gjatë këtyre viteve të fundit, 1961-63 e në gjysmën e parë të vitit 1961, janë hartuar edhe 15 monografi e skica monorgrafike, ku…
Objekt i këtij punimi janë ata togfjalësha të qëndrueshëm të formuar historikisht, që nga ana kuptimore janë ekuivalentë nie një fjalë të vetme dhe, sikurse fjala, shprehin nocione, dmth. karakterizohen nga funksioni emërtonjës. Këta togfjalësha përbëjnë frazeologjinë e gjuhës. Në një punim të vetëm…
Më 26 gusht 1963, pak pasi kish mbushur tetëdhjete një vjet të jetës së tij , vdiq në Leipzig Maximilian Lambertzi. Lambertzi pat lindur më 27 korrik 1882 në Vjenë, ku edhe kreu studimet e mesme e të lartat, duke u specializuar në gjuhësinë e krahasuar indoeuropiane të Paul Kretschmer në filologji k…
Në këtë punim do të trajtojmë shkurtazi dy çështje kryesore: I) Së pari, do të qartësojmë nocionin «e folme kalimtare» ashtu siç ekuptojmë ne; II) Së dyti, do të vështrojmë në viia të trasha fenomenin e rotacizmit në të folmet kalimtare të giuhë.s shqipe. Burimet nga i kemi marrë materialet, që bahe…
Pikë së pari ne kohët e lashta të gjuhës greke parafjala ka qenë kuptuar si një term që vihet përpara, kuptim që del nga vetë koncepti i fjalës greqishte ÜQodeaiç (= e venë përpara), e përdorur së pari prej gramatikanit grek Dionis Trakasit (170-90 para epokës së re). Pas këtij përkufizimi të parë k…