Në muajin shtator të vitit 1965 u nda prej nesh studjuesi i njohur i letërsisë shqipe, docenti dhe kanditati i shkencave filologjike, Ziaudin Kodra. Z. Kodra lindi më 1909 në Dibër të Madhe, në një familje me ndjenja patriotike. Studimet e mesme Z. Kodta i ndoqi në Gjimnazin e Tiranës e më vonë në L…
Per fjalitë e varura kryefjalore, në gjuhën shqipe nuk është bërë deri tani ndonjë studim pak a shumë i hollësishëm. Vetëm në tekstet shkollore, të caktuara për shkallë të ndryshme të shkollave shqipe, përmbahen njohuri mbi këtë tip fjalie. Le t ’i shqyrtojmë shkurtazi thëniet e këtyre teksteve.
Homonimia, tingëllimi i njëjtë i njësive të ndryshme leksikore, ze një vend të veçantë në rrethin e fenomeneve të gjuhës. Arësyeja kryesore e lindjes së saj është se gjuha ndryshon, lëviz, zhvillohet në të g jitha pjesët e sistemit të vet. Fjalë dikur k re jt të largëta, me ndryshimin e gjatë foneti…
Fjalori i terminologjisë së matematikës e mekanikës teorike është i dyti në serinë e fjalorëve të terminologjisë tekniko-shkencore që janë përgatitur e po botohen nga Sektori i Terminologjisë i Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë.
E folmja shqipe e Mandricës, me veçoritë e saj, me fenomenet e ndryshme gjuhësore e dialektore që dalin në te, sidomos me mjaft konservacione që ka, paraqit një interes të veçantë për dialektologjinë shqipe, sidomos për dialektologjinë historike, po ashtu edhe për historinë e gjuhës shqipe. Të dhëna…
Botimi në seri i fjalorëve të terminologjisë tekniko-shkencore është një ngjarje me rëndësi për jetën shkencore në vendin tonë . Dalja e tyre në dritë është një tregues i qartë i sukseseve të arritura deri tani në gjuhësinë shqiptare, suksese që mund të arriheshin vetëm nga një punëkëmbëngulëse me t…