Articles Journals Publishers Subjects

310 results

Page 11 / 26

Çështje të receptimit të “letërsisë së sirtarëve” rasti i Zef Zorbës

Viola Isufaj
Gjatë hulumtimit të periodikëve, intervistave, artikujve publicistikë, shkencorë, antologjive si dhe kapitujve që i kushtohen Zef Zorbës brenda studimeve të tjera, gjetëm disa të dhëna, të cilat, të gjitha së bashku, të organizuara në një sistem, përbëjnë një dëshmi të pritjes së tij, -me të vërtetë…

Dimensionet etike në funksion të estetikës në dramaturgjinë e E. Haxhiademit

Emin Emini
Sado që neoklasicizmi shqiptar është kundruar me dioptrinë e një letërsie me formë, strukturë e modelime të jashtëkohshme, “paradoksale”, “anakronike”, janë dy aspekte që provojnë se neoklasicizmi në dramaturgjinë shqiptare, edhe pse i vonuar, ka bërë hapin për t’u rreshtuar përkrah letërsive të tje…

Poet i revoltës ekzistenciale dhe i dhimbjes sublime (Portreti krijues i Ali Podrimjes)

Sali Bytyçi
Krijimtaria letrare e poetit kombëtar Ali Podrimja shtrihet përgjatë një periudhe më shumë se gjysmë shekulli. Kjo krijimtari zë fill në kohën kur letërsia shqipe në ish-Jugosllavi, që kishte nisur të publikohej menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore (sapo kishte hyrë në dekadën e dytë të saj), krijo…

Poezia e Martin Camajt mes hermetizmit dhe errësisë kuptimore

Jolanda Lila
Çështja e hermetizmit dhe pikëtakimet e Martin Camajt me të janë ende në vazhdën e diskutimeve ndër studiues. Një pjesë e etiketojnë këtë poezi si trajtë të mirëfilltë të hermetizmit, ndërsa një pjesë tjetër e shohin si errësim të shprehjes poetike, që vjen si përpjekje për të lartësuar nivelin este…
OA Pleiades SQ

Tekste të vjetra arbëreshe

Titos Jochalas
Është e njohur se studimi i gjithanëshëm e një gjuhe është i lidhur ngushtë me gjurmimet e djalekteve, që paraqiten në atë gjuhë. Shumë herë bile djalektet e periferisë dhe ato jashtë shtetit ashtu të papërpunuara janë shumë me rëndësi jo vetëm për arësye të fjalorit të tyre, por edhe për strukturën…
OA Pleiades SQ

Nji vizatues me lapsë ari

Ernest Koliqi
Isha ne rinin mâ te njomë kur e njofta s'pari poezin symboliste. Deri atëherë kisha lexue me adhurim e rrëmbim auktorët e mëdhej klasikë e rromantikë; kryet më tringullonte me émnat e me vargjet e amshueme të tyne. Poetët e kohës së rë nuk i dijshem, edhe u krenojshem për at padije. Si më râ në dorë…
OA Pleiades SQ

Kethimi

Karl Gurakuqi
Në vj etin 1940 u gjeta për disâ ditë mik në Pjanë, në shtëpfn e dy vëllazënvet Schirò, Dr. Giovanni e Dr. Tommaso. N’atë rasë njofta tre të bijt e Poetit Zef Skiroit, Zefin, Gjergjin dhe Gjinin. Në mbrâmje, mbas darke, Dr. Giovanni, mâ i madhi, më lexonte në dorëshkrim ve- prën postume «Kèthimi» të…
OA Pleiades SQ

Emzot Theofan S. Noli

Ernest Koliqi
Me 13 mars 1965, në qytetin e Floridas, Lauderdal, të Shteteve të Bashkueme, vdiq Metropoliti Theojan Stylian Noli, Kryetari i Kishës Orthodokse t’Amerikës. Me Emzot Nolin zhduket nji ndër njerz mâ të mëdhej qi ka gjinikue fisi arbnuer. Poet, letrar, fletorar, orator, diplomat, themelues i Kishës au…

Evolucioni i mesazhit dhe i formës në krijimet rinore të De Radës deri te “Këngët e Milosaos”

Klara Kodra
Më 1836, pra, vetëm në moshën njëzetedyvjeçare, Jeronim De Rada do të nxirrte në dritë veprën e vet të parë, “Këngët e Milosaos”, birit të despotit të Shkodrës1. Ky krijim poetik është një kryevepër e letërsisë arbëreshe dhe, në një rrafsh më të gjerë, e letërsisë shqiptare. Njëkohësisht, ndonëse nu…