Articles Journals Publishers Subjects

334 results

Page 10 / 28

Arsimi dhe aftësimi I të rriturve në shkollat profesionale të Kosovës, 2005-2008

Haxhere Zylfiu, Binak Gërguri · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Me zhvillimin e shoqërisë dhe veçanërisht me rritjen e ndryshimeve ekonomiko-shoqërore dhe tekniko- teknologjike, roli dhe rëndësia e arsimimit dhe të nxënit gjatë gjithë jetës për shoqërinë kosovare po merr vlerë gjithnjë e më të madhe. Të nxënit gjatë gjithë jetës është përgjigje ndaj ndryshimeve…

Arsimi gjatë gjithë jetës në kornizën e kurrikulit të ri të Kosovës

Bashkim Ali Azemi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi gjatë gjithë jetës është filozofi dhe parim i sistemeve arsimore në tërë botën. Rëndësia e arsimit gjatë gjithë jetës në shoqëritë moderne sot është më i rëndësishëm së kurdoherë më parë. Duke i dhënë një rëndësi të madhe arsimit gjatë gjithë jetës, qytetarët e këtyre shoqërive edhe arsimohe…

Vetëdijësimi I prindit për rolin e tij në shkollë dhe në shoqëri

Zehrije Plakolli · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Duke pasur parasysh ndryshimet që po zhvillohen brenda shoqërisë e familjes dhe duke vlerësuar rëndësinë e faktorit prind brenda këtij zhvillimi, shihet që është shumë e nevojshme çështja e pedagogjizimit të prindërit dhe “mobilizimit” të tij për përkushtim më të njëmendët e më adekuat ndaj fëmijës.…

Autenticiteti dhe vlera e informatave për ndikimin (rezultatet) e trajnimeve te mësimdhënësit

Gani Gajraku, Agron Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Pas vitit 1999, Kosova, si nënshkruese e marrëveshjes së Procesit të Bolonjës, ka hyrë në procesin e reformave arsimore nga niveli Parashkollor deri te ai Universitar, duke përfshirë edhe hartimin e kurrikulave. Hartimi i kurrikulave paraqiti nevojën e hartimit të plan-programeve të reja, teksteve s…

Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë

Mevlude Aliu-Gashi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi kryesor i analizës për edukimin parashkollor në Kosovë është të bëhet një reflektim përmbledhës për zhvillimet në këtë nivel të edukimit, me theks të veçantë përfshirjen e fëmijëve në edukim parashkollor dhe sfidat me të cilat ballafaqohet edukimi parashkollor. Në pjesën e parë të kësaj anal…

Gjendja socio-ekonomike në arsimin parauniversitar në Kosovë (2000-2010)

Bekim Morina · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Lufta e fundit në Kosovë, përveç humbjeve në njerëz, solli edhe shumë probleme sociale dhe ekonomike në shoqërinë kosovare, sidomos në fushën e arsimit. Si pasojë e kësaj, në 10 vitet e fundit, arsimi parauniversitar u ballafaqua me vështirësi të shumta socio-ekonomike: mungesë të infrastrukturës s…

Planifikimi dhe organizimi i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë

Safete Statovci - Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i arsimit fillor dhe të mesëm të ulët është bazë fillestare për planifikim të mësimit dhe aktivitet e tjera të nxënësve, si dhe për zhvillim të programeve për punë në shkollë. Planifikimi është pjesë e rëndësishme e çdo mësimdhënësi, i cili duhet të jetë organizator, por edhe zendimmarrës r…

Procesi i zhvillimit të Kurrikulit dhe i Planeve e Programeve mësimore në Kosovë 2001-2011

Hajrije Devetaku-Gojani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Ndryshimet në arsimin e përgjithshëm parauniversitar në Kosovë filluan me strukturën arsimore, e cila në qendër të reformimit kishte klasën e nëntë apo rritjen e arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet. Përveç qëllimit të rritjes së arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet, ishte edhe harmonizi…

Rëndësia e funksionimit të komunikimit shkollë-prind

Zehrije Plakolli
Në raportet tona ndaj punës, jetës, familjes, shoqërisë dhe nevojave të përditshme, secili prej nesh ka nevojë të ndryshojë diçka. Dhe, për të bërë ndryshime në harmoni me nevojat, së pari duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit, apo bindjen për këtë. Marsel Prust thotë: “Zbulim nuk do të thotë të…

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…

Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në Kosovë

Haxhere Zylfiu · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi gjatë gjithë jetës (arsimi dhe aftësimi i të rriturve si pjesë integrale e tij) është përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha, të shpejta dhe të vazhdueshme shoqërore, duke synuar që të jetë në funksion të plotësimit të nevojave të individit karshi këtyre ndryshimeve. Zhvillimet tekniko-teknologj…