Artikujt Revista Botuesit Lëndët

143 rezultate

Faqja 10 / 12
OA Optime SQ

Krimigracioni: drejt një forme të re diskriminimi?

Andrea Memoli · Università di Salerno
Punimi trajton temën e imigracionit nga pikëpamja e zbatimit të sanksioneve penale si një rezultat i shkeljes së rregullave që e qeverisin atë. Analiza fillon me demonstrimin e papërshtatshmërisë së sistemit të pritjes së migrantëve të përgatitur nga BashkimiEvropian (Rregullorja e Dublinit), me çës…

Arkivat dhe të drejtat e njeriut: nga instrumentum regni në mjet “pajtimi social”. Funksioni aktiv i arkivistëve në transmetimin e kujtesës.

Rovena Sakja · Fakulteti i Letersise dhe Filozofise, La Sapienza
Qëllimi i kumtesës është të reflektojë mbi rolin e arkivave në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shoqëritë post diktatoriale, mbi raportin mes njohjes së të Vërtetës dhe proceseve të paqtimit social, të vënë në dukje rolin potencial të akivave në promovimin e këtyre proceseve, si garantues të të…

Parimet dhe përgjegjësitë e arkivistit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut (sipas rekomandimeve të ICA-së)

Shpresa Mekaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Arkivat janë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Lënda arkivore është e domosdoshme për të garantuar të drejtat dhe përfitimet, për të vërtetuar të drejtat civile, e po ashtu edhe për të dëshmuar shkeljen e të drejtave të njeriut, siç janë arkivat e forcave të armatosura, atyre po…

Zbatimi dhe realizimi i drejtës së informimit dhe shërbimit arkivor, në Bashkinë e Shkodrës, në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut

Romina Kali · Specialiste Protokoll-Arkiv, Bashkia e Shkodrës
E drejta e informimit përbën një ndër pikat kyçe të mirë funksionimit të një institucioni, të një autoriteti publik. Institucionet janë në shërbim të popullit dhe kjo e drejtë është një ndër të drejtat më të rëndësishme sepse e garanton ushtrimin e pushtetit të tyre për kontroll ndaj kësaj administr…

Digjitalizimi i dokumenteve arkivore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

Bekim Aliu · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është një institucion shtetëror që identifikon, ruan dhe ofron qasje në fonde dhe koleksione arkivore. Këto fonde dhe koleksione mirëmbahen dhe ruhen për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, sigurojnë llogaridhënien e qeverisë dhe dokumentojnë përvojën kombë…

E drejta e informimit si një e drejtë themelore e njeriut

Brunilda Çoti · Drejtoria e Përgjithshme Detare
E drejta e infromimit është pranuar si një mjet i rëndësishëm dhe i nevojshëm për përforcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe për hapjen maksimale të qeverisë ndaj qytetarëve. Aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në promovimin e transparencës dhe në parandalimin e korrupsionit dhe, si i …

E drejta e qasjes në dokumentet arkivore kusht për realizimin e të drejtave të njeriut

Fikrie Berisha · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Ashtu sikurse që është e drejta e qytetarit për informim e drejtë themelore, po ashtu edhe e drejta për të pasur qasje në dokumentet publike është një e drejtë elementare e njeriut, të cilat janë të përcaktuara edhe me Konventat Ndërkombëtare. Kjo e drejtë gjithashtu është një element që pasqyron ed…

Shtypi dhe shoqëritë shqiptare në mbrojtje të bashkëkombësve jashtë Shqipërisë

Lush Culaj
Shtypi shqiptar mbronte të drejtat e popullit të vet të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai demaskoi hapur planet antishqiptare të shteteve shoviniste fqinje. Gazetat dhe shoqëritë mbajtën përgjithësisht qëndrim shumë të drejtë ndaj problemeve më shqetësuese të kohës, sikundër isht…
OA Optime SQ

Përdorimi i teknikave të posaçme të hetimit të veprave penale dhe praktika e gjykatës europiane të të drejtave të njeriut.

Ina Hasankolli · Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Objektivi: Objektivi i këtij punimi është të trajtojë në mënyrë më të detajuar përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit si një nevojë e shteteve në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu të trajtojë raportin mes përdorimit të këtyre teknikave të posaçme të hetimit dhe neninit 8 të Konven…
OA Optime SQ

Derogimi nga të drejtat e njeriut

Enea Sheqi · Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Objektivi: Objektivi i këtij punimi është të trajtojë në mënyrë të detajuar rastet e derogimit nga të drejtat e njeriut. Në këtë trajtesë synohet që të trajtohen kujfitë e lejimit nga derogimi i të drejtave të njeriut në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, procedura dhe përjashtimet nga ky nen. Me…

OKB-ja pёr shkeljen e të drejtave të Shqiptarëve në Kosovë më 1990-1997 sipas dokumentacionit të arkivit të Kosovës

Ademi Adem · Drejtor i përgjithshëm i GJHK
Me temën “OKB-ja për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë më 1990-1997 sipas dokumenteve të Arkivit së Kosovës” bëhet përpjekje të analizohet trajtimi i çështjes së Kosovës në OKB, aktiviteti i raportuesve specialë të OKB-së për të drejtat e njeriut në bashkëpunim me misionet diplomatike …