Articles Journals Publishers Subjects

210 results

Page 10 / 18

Përballja e dy gjeneralëve: Pirro Mani – Serafin Fanko

Driada Dervishi
Teatri Kombëtar, me një arkiv të shfaqjeve të vënë në këtë teatër që prej vitit 1945, disponon një numër të madh dosjesh të shfaqjeve teatrale, ku janë të shënuar titulli i shfaqjes, autori, regjisori dhe viti. Në këtë arkiv, Dosja “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” përmban materiale të rëndësishme pë…

Terminologjia arkivore në dokumentim: rasti i Arkivave Shqiptare

Erena Haska
Gjuha terminologjike në procesin e riprezantimit arkivor është studiuar jo mjaftueshëm në arkivistikën shqiptare. Riprezantimi arkivor është një nga proceset themelore në institucionet arkivore. Ky proces përfshin dy aspekte të rëndësishme, sistemimin dhe dokumentimin e njësive arkivore, bazuar në s…

Arkivistika dhe sfidat teknologjike informatizimi i arkivave

Elsa Saka
Zhvillimi i vrullshëm i teknologjive informatike dhe dixhitale ka përfshirë që në fillimet e veta edhe botën e dokumentacionit. Kjo ka bërë që të prodhohen dhe të shpërndahen instrumente kërkimi të informatizuar, të lehtë për t’u përdorur, por të rafinuar për nga struktura dhe funksionaliteti. Ky pr…

Bashkëpunimi i agjencisë shtetërore të arkivave të Kosovës me arkivat në rajon pas vitit 1999

Shpresa Mekaj
Fatmirësisht në shumë vende është në rritje interesimi për bashkëpunim në mes të arkivave, bibliotekave dhe muzeve. Bashkëpunimi në mes të institucioneve të ndryshme sidomos ai në mes të arkivave është i një rëndësie të veçantë, pasi u ofron njerëzve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në trashëgimi…

Gjetja, komunikimi dhe ruajtja e informatave në institucionet arkivore

Jusuf Osmani
Arkivat me dokumentacionin me të cilin posedojnë janë duke kontribuar në shkrimin e historisë. Se si e dokumenton dhe e ruan populli i një vendi këtë histori, kjo do të jetë esenciale për studimet e ardhshme. Roli i arkivave është vendimtar në përmbushjen e këtij misioni. Ato duhet të ndërtojnë dhe …

Editorial

Skënder Asani
Pas dy konferencave të përbashkëta organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, të cilat u kurorëzuan me botimin e organit të përbashkët të arkivistikës “Arkivat Shqiptare” më 2017 dhe 2018, stafeta e bashkëpunimit mes arkivistëve shqiptarë mbërri…

Pasurimi i arkivave shtetërore vendore me dokumente nga institucionet shtetërore fondkrijuese

Fjoralba Vukatana
Çdo institucion shtetëror ose vendor, i madh ose i vogël, funksionon duke lënë gjurmë përmes dokumenteve zyrtare / arkivore dhe të veprimtarisë së tij. Kjo gjurmë përcaktohet nga dokumentet që prodhon, nga sekretaria- arkivat e tyre. Këto dokumente, pasi prodhohen, në shumicën e rasteve i shërbejnë …

Riti i humbur i llazoreve i “gjallë” ndër arkivat e numerizuara

Jonida Sela
Ndër ritet e ciklit pranveror, siç janë Dita e Verës, Shën Gjergji, Novruzi, Rusticat, etj., praktikohej edhe riti i Llazoreve. Ky rit me karakteristika pagane, të cilin e ndeshnim shpesh në zonat rurale, nuk praktikohet më. Kjo për një sërë arsyesh me të cilat ndeshet trashëgimia kulturore jomateri…

Përqasje historike e zhvillimit arkivor në Kosovë

Fikrije Berisha
Lindja e dokumenteve historikisht ka ndodhur atëherë kur edhe ka lindur shkrimi si mënyrë komunikimi në shoqëri, si kërkesë objektive e zhvillimit shoqëror dhe si nevojë për funksionimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme njerëzore. Dokumentet e para i gjejmë herët, diku në mijëvjeçarin e tretë …

Shërbimi dhe përgjegjësitë institucionale ndaj dokumenteve

Zelije Shala
Të shërbesh në arkiv, përveç angazhim, do të thotë edhe përgjegjësi maksimale. Sidomos puna në depon ose vend ruajtjen e dokumenteve arkivore kërkon angazhim maksimal dhe përkushtim të posaçëm. Për më tepër, do ta quaja sfidë më vete duke pas parasysh vështirësitë dhe problemet që na përcjellin në v…

Skedimi elektronik në Arkivin Qendror Shtetëror

Ardit Bido
Një ndër elementet më thelbësore ku përputhet teknologjia dhe arkivistika është përshkrimi elektronik i dokumenteve. Dixhitalizimi nuk është i tillë, por thjesht skanim, nëse nuk ka metadatat e nevojshme që e bëjnë të përshkrueshëm. Ndërkaq, një arkiv pa mjete informimi është i paplotë, pasi nuk kry…