Në këtë punim, në bazë të dokumenteve të cilat ruhen në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë, paraqiten fatkeqësitë e popullit shqiptar gjatë dhe pas përfundimit të luftërave ballkanike. Qëllimi i punimit është të nxjerrë në pah padrejtësitë e bëra dhe mal-tretimet ndaj popullit të pambrojtur …
Arkivi dhe arkivistika shqiptare në tri dekadat e fundit kanë pësuar transformime të ndjeshme dhe të rëndësishme. Transformimet e Arkivit Shtetëror Shqiptar janë produkt i ndryshimeve thelbësore të shoqërisë shqiptare pas viteve 1990. Në Shqipëri arkivat si institucione dhe shkenca e arkivistikës ka…
Krijimi dhe strukturimi i arkivit të sistemit në Ministrinë e Integrimit dhe Punëve të Jashtme që nga fillimi i aktivitetit të saj, menjëherë pas mbarimit të Luftës së II Botërore, bëri të mundur të konsolidohej si një arkiv sistemi duke i dhënë një dimension të ri shërbimit arkivor shqiptar në tërë…
Rasti i Ulqinit është i veçantë në historinë tonë kombëtare sepse në saje të presionit të Fuqive të Mëdha nga ana e Perandorisë Osmane ky qytet me rrethinën e ngushtë iu dorëzua malazezëve në nëntor të vitit 1880. Në rrethana të reja shoqërore dhe nga pakënaqësia nën administrimin e Malit të Zi, rre…
Inspektimi i institucioneve shtetërore, për ta kontrolluar ecurinë e punës me dokumente, është një detyrim ligjor si dhe një mekanizëm i rëndësishëm i cili ndikon në përmirësimin e shërbimit arkivor në subje-ktet shtetërore dhe në funksionimin normal të veprimtarisë institucionale të tyre. Veprimtar…
Detyrë e çdo arkivi në të gjitha vendet e botës, edhe në vendin tonë, është të ofrojë në shfrytëzim dokumente arkivore të cilat janë pjesë e trashëgimisë së shkruar kulturore. Një ndër detyrat themelore të punës në arkiva është edhe përpilimi i mjeteve informative-shkencore. Përpilimi i këtyre mjete…
Në këtë punim do të paraqes trajnimin e arkivistëve në Kosovë që nga fillimi i funksionimit të shërbimit arkivor në vitet ’70 deri në ditët e sotme. Me anë të këtij punimi do të elaboroj metodat që janë përdorur ndër vite dhe ato që përdoren aktualisht për aftësimin dhe përgatitjen e arkivistëve në …
Arkivat janë institucione në të cilat ruhet thesari burimor i shkruar, incizuar, krijuar, regjistruar apo në një formë tjetër përmes dokumenteve, shënimeve që kanë të bëjnë me ngjarje të ndryshme. Arkivi ruan përje-tësinë e kujtesës shoqërore dhe njerëzimit në përgjithësi dhe është thesar i një shoq…
Ky punim objekt studimi ka trajtimin e dokumentimeve të shkollave fillore publike (mektebeve) në trevën e Krajës (fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX) duke iu referuar dokumenteve të Arkivit Osman të Shtetit - Stamboll (BOA) të cilin kemi arritur ta hulumtojmë. Këto dosje na japin të dhëna për …
Dokumentet e shkruara, fotografitë, dokumentet në zë, elektronike ose në mënyra të tjera janë dëshmi e kohës kur janë krijuar. Ato ruajnë përjetësisht kujtesën njerëzore, përkatësisht thesarin kulturor, trashë-giminë kulturore të një populli, treve ose të një vendi. Debati mbi rolin e administratori…
Ky artikull ka për synim të sjellë një qasje të re për mënyrën e funksio-nimit të Arkivit Shtetëror Vendor Elbasan si vend ruajtjeje i dokumen-teve të rëndësishme arkivore nga viti 1945 deri më sot. Dokumentacioni në këtë institucion është gjithëpërfshirës në prejardhje, lloj, material bazë, vend e …
Numërizimi është elementi bazë për modernizimin e arkivave shqiptare për ruajtjen dhe shfrytëzimin e informacionit. Për këtë arsye është ngritur grupi i informatizimit i përbërë nga specialistë të informatikës dhe arki-vistë me përvojë, të cilët u përballën me këtë proces bashkëkohor, duke krijuar k…